Posta

February 25, 2020 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Sa herë gjendem përpara një vështirësie bllokohem!

Jam 21 vjeçe dhe jam e dashuruar pas atletikës. Kam pasur dhe rezultate të kënaqshme në nivel shkolle. Mirëpo, sa herë duhet të bëj ndonjë ushtrim dukem sikur nuk jam e aftë dhe nisja është e keqe. Një emocion i cili më pengon pa dashur, mandej pas startit ia dal mbanë. Nuk e kuptoj, përse më ndodh kjo frikë e fillimit? Ana

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Me vjen mirë që ju merreni me sport. Suksesi është i rëndësishëm në aktivitetet sportive dhe artistike ndaj të kuptoj kur shprehesh se ke emocione. Është një përgjegjësi e cila mbart mendime dhe emocione. Por kur kjo përgjegjësi kthehet në një “DUHET” me patjetër të dalë sa më mirë, merr natyrën e një presioni të cilin ju nuk keni pse e mbani. Pesha e tij është e rëndë dhe pa vlerë.

Vlera më e madhe është të mendosh dhe t’i thuash vetes se ju “DONI” të dilni mirë dhe se përpjekjet tuaja individuale do të jenë të mjaftueshme. Nëse nuk dilni mirë, ajo që mbetet t’i komunikoni vetes është: “E çfarë pastaj”! Ju ende keni mundësi të provoni dhe çdo ditë të përmirësoheni. Mundohuni mos varni të gjithë vlerësimin tuaj tek momenti i performancës. Ju vleni shumë më tepër se aq. Çdo ditë rrituni në pasionet dhe dëshirat që keni e mos i vlerësoni ato më shumë se veten tuaj, pasi jeni ju që i jepni jetë ose jo, ndaj dhe vlen t’i “komandoni” ju dhe jo të komandoheni prej tyre.

Psikologjia e sportit është ajo fushë e cila merret më gjerësisht me këtë vështirësi. Lexoni më shumë në artikujt që ju ofrohen në internet. Unë, ju inkurajoj që të vazhdoni përpara me këmbëngulje në pasionin tuaj dhe t’i thoni vetes çdo mëngjes se jeni ju që i jepni jetë. Suksese!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top