FB

February 16, 2024 | 6:20

Posta / Vjehrra është shumë kërkuese dhe kontrollon plotësisht kunatën time

Vjehrra ime kërkon të përfshihet në çdo aspekt të jetës së kunatës sime.

Ajo është nëna e saj, por ia bën jetën ferr dhe unë ndihem shumë e mërzitur për të. Ajo nuk mund të bëjë asgjë siç duhet. Ajo është 49 vjeç. Merret me të gjitha mirëmbajtjen e shtëpisë, bën pazaret dhe kalon orë të tëra çdo ditë me nënën e saj, e shoqëron atë kudo dhe nuk ka të drejt të dali me shoqërinë e saj apo edhe të largohet nga shtëpia pa ia komunikuar këtë më parë nënës së saj.

Ajo hoqi dorë nga një punë me të ardhura të konsiderueshme për të ndihmuar atë . Unë mund të shoh se ajo është shumë e mërzitur dhe nuk po e përballon më këtë situatë. E ka shumë të vështirë t’i rezistojë asaj.

Përgjigje:  Ajo ka në dorë për të prishur të gjithë këtë situatë. Ndoshta nëna e saj ka pasur gjithmonë aftësinë për ta bërë atë të ndihet fajtore, por do të ishte mirë për të dy palët nëse do të merrte një ndihmë nga jashtë, si konulta me një terapist të shëndetit mendor. Fatkeqësisht kunata juaj nuk mund ta ndryshojë mamanë e saj, vetëm mënyrën se si ajo reagon. Kur ajo merr shumë përqegjësi, ajo mund të largohet me qetësi.  Nëna e saj do të ndalojë kur ajo të kuptojë se po debaton me një njeri i cili tanimë kërkon privatësin e tij. Duhet të këtë më shumë besim në vetvete për të përmbysur të gjithë situatën.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top