Aktualitet

September 1, 2022 | 15:01

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë, vjen në jetë Zoi.

Moderatorja ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Zoi. Lajmin e ka bërë me dije vetë Osmani duke ndarë foton e parë me vajzën e sapolindur, nga Materniteti i Ri.

“Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar,”-ka shkruar moderatorja.

Ky është fëmija i dytë i Arbanës me partnerin e saj Eduartin. Në 2020 çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell.  Ndërkohë ajo është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.

arbana-4

Aktualisht, moderatorja ëshë larg ekranit. Për katër muaj ajo prezantoi “Big Brother VIP” që u rikthye në ekran pas katër vitesh mungesë. Në fund të formatit, Arbana zbuloi se ishte shtatzënë për herë të tretë. Sa i përket planeve për tikthimin në ekran, Arbana ka deklaruar se nuk do sjellë asnjë projekt gjatë kësaj periudhe deri në dhjetor të 2022 kur do rikthehet “Big Brother VIP” me edicionin e dytë.

 

 

 

Burimi http://www.panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top