FB

October 12, 2022 | 8:30

Protestat në Iran: Pse prerja e flokëve është një akt rebelimi?

Irani është tronditur nga më shumë se dy javë protesta pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, pasi ajo u arrestua nga policia e moralit e Iranit sepse nuk i përmbahej kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike.

1

Ajo u dërgua në një “qendër riedukimi” dhe tre ditë më vonë vdiq në spital. Qeveria ka argumentuar se Amini vdiq nga një “sulm i papritur në zemër”, por familja e saj tha se ajo nuk kishte asnjë sëmundje dhe beson se ajo u vra. Që pas rastit tronditës, nga Lindja e Mesme deri në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, njerëzit kanë marshuar për të protestuar në shenjë solidariteti Gjatë këtyre javëve, me qindra gra kanë filmuar veten duke prerë flokët. Cili është kuptimi?

Për shumë gra iraniane, flokët janë një shenjë e bukurisë që duhet të mbulohen me hixhab në Republikën Islamike. “Prerja e flokëve është një formë proteste kuptimplotë,” tha një gazetar për Euronews.

“Në historinë e Iranit, kur gratë nuk kishin fuqi të mjaftueshme për t’u ngritur në këmbë, ato prisnin flokët,” vazhdon ai. “Ka qenë gjithmonë një simbol i rebelimit dhe nisjes së një lufte.”

Në të vërtetë, prerja e flokëve është një simbol i protestës dhe zisë, që daton që në epikën persiane të poetit Ferdowsi, “Shahnameh”, një nga poemat epike më të gjata në botë. Në vargjet e poemës, flokët shihen si një motiv i përsëritur dhe shpesh shkulen ose priten për të nënkuptuar zi ose humbje.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top