Aktualitet

October 12, 2022 | 8:45

Studim / Një testi i ri gjaku mund të zbulojë mbi 50 lloje kanceri

Së fundmi, është zbuluar një test i ri gjaku që arrin të identifikojë mbi 50 lloje kanceri dhe vendin e origjinës së tyre në trup. Megjithatë testi ende nuk mund të zëvendësojë kontrollet e zakonshme, pasi teknologjia ka akoma nevojë për t’u përmirësuar.

Testi i ri i gjakut që u prezantua në një kongres të Shoqatës Evropiane të Onkologjisë, njeh ADN-në tumorale dhe vendin se ku gjenden ato në trup. Testi tregon pra jo vetëm nëse pacienti ka kancer, por edhe llojin e tij.

Studiuesit testuan për kancer rreth 6.000 vetë mbi moshën 50 vjeç. Rreth një për qind e testeve të gjakut ishin pozitive. Testet e mëvonshme konfirmuan se një e treta e atyre që rezultuan pozitivë kishin vërtet kancer. Në subjektet e testimit u gjetën tumore në gjithsej 15 organe dhe inde të tjera të trupit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top