FB

May 12, 2022 | 11:30

Pse beqarët po ‘parashikojnë’ takimet e tyre…

Takimet e para kishin të bënin me një gotë pijë në horizont, ndoshta një darkë romantike. Por, beqarët pas pandemisë po zgjedhin opsione më të thjeshta që i lejojnë ata të ‘ekskriminojnë’ partnerët e mundshëm.

p0c2jvlf

Një ‘shpërthim’ takimesh virtuale

Para pandemisë, John Junior, 33, i cili jeton në Cheshire, MB, ndonjëherë shkonte në takime të shumta brenda një dite. Por, Gjoni ka ende shqetësime rreth virusit dhe është më i kujdesshëm për njerëzit e rinj që takon. Tani ai përdor FaceTime për të njohur miq të rinj, dhe jo vetëm. “Është më e lehtë dhe më e përshtatshme. Unë mund të shoh nëse jemi të pajtueshëm dhe nëse ata janë vërtet të etur për këtë miqësi romantike.”

Një mënyrë më e mirë për të gjetur dashurinë?

Të dhënat tregojnë se beqarët pas pandemisë janë më seriozë në kërkimin e dashurisë. Pas një apo dy viti të vetmuar dhe një rikthimi të ngadaltë në jetën “normale”, 58% e të dashuruarve janë zhvendosur drejt takimit të qëllimshëm dhe 62% janë bërë më të interesuar për një marrëdhënie kuptimplote dhe të përkushtuar. Vetëm 11% e përdoruesve të aplikacioneve tani thonë se duan të takohen rastësisht.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.bbc.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top