Mirëqenie

April 27, 2018 | 12:22

Pse keni nevojë për kalium dhe si ta merrni atë?

Çfarë është?

Kaliumi është një mineral që ndihmon qelizat tuaja të punojnë në mënyrën e duhur. Ky ndihmon në krijimin e energjisë elektrike që lejon qelizat tuaja të bëjnë punën e tyre. Nervat dhe muskujt tuaj, duke përfshirë edhe zemrën, mund të mos funksionojnë në mënyrën e duhur nëse nuk merrni mjaftueshëm kalium.

Sa shumë duhet?

Nëse jeni 14 vjeç ose më i vjetër, duhet të merrni rreth 4.700 miligramë kalium në ditë. Nënat që ushqejnë të vegjlit me gji kanë nevojë për më shumë: 5.100 miligramë.

Për fëmijët:

0 deri në 6 muaj: 400 miligramë

7 deri në 12 muaj: 700 miligramë

1 deri në 3 vjet: 3.000 miligramë

4 deri në 8 vjet: 3.800 miligramë

9 deri në 13 vjet: 4,500 miligramë

Ndihmon për Osteoporozën

Ndërsa njerëzit plaken, kockat e tyre tentojnë të jenë më të brishta. Konsumimi i tepërt i mishit dhe qumështi mund të shkaktojnë që trupi juaj të prodhojë shumë acid dhe kjo mund të dobësojë më shpejt kockat tuaja. Ushqimet e pasura me kalium, kryesisht frutat dhe perimet, mund ta ngadalësojnë atë.

Ndihmon në parandalimin e gurëve në veshka

Sasia e tepërt e acidit ne trupin tuaj, shpesh në sajë të një diete të pasur me mish, rrit më shumë shanset për të pasur gurë në veshka. Kaliumi ndihmon në heqjen e acidit, i cili mban vetëm mineralet që i përkasin (kockave tuaja) dhe parandalon krijimin e gurëve të dhimbshëm.

Ndihmon muskujt 

Ju duhet të kini sasinë e duhur të kaliumit brenda qelizave tuaja dhe natriumit jashtë qelizave tuaja, për të bërë që muskujt tuaj të punojnë më mirë. Shumë pak, ose shumë, mund t’i bëni muskujt të dobët kur nuk dëshironi që ata të jenë.

Ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut

Kjo ndodh kur gjaku shtyn shumë fort kundër mureve të venave dhe arterieve, e cila mund të çojë në goditje, sëmundje të zemrës dhe dështim të zemrës. Shpesh quhet “vrasësi i heshtur”, sepse rrallë ka simptoma. Natriumi në kripë e bën atë më keq, por kaliumi mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe natriumin dhe të lehtësoni tensionin në muret e enëve të gjakut.

Ndihmon në parandalimin e goditjeve

Një goditje ndodh kur qarkullimi i gjakut ndërpritet në një pjesë të caktuar të trurit tuaj, shpesh për shkak se një enë gjaku shpërthen ose bllokohet. Presioni i lartë i gjakut mund të ndikojë në të, kështu që ju keni më pak gjasa për të, nëse e mbani atë nën kontroll dhe merrni sasinë e duhur të kaliumit.

Produktet që janë burime të kaliumit:

Bananet

Një banane e vetme e mesme ka 422 miligramë kalium. Konsumojeni një banane si një meze të lehtë ose futeni atë në drithërat tuaj. Mos i gatuani sepse në këtë mënyrë humbasin vlerat e kaliumit.

Patatet

Një patate e mesme e pjekur me lëkurë ka 926 miligram kalium. Sigurisht, nëse e ngarkoni atë me gjalpë dhe salcë kosi, kaliumi mund të shkaktojë më shumë probleme shëndetësore sesa mund të zgjidhë. Pra shijoni pataten tuaj të pjekur, minimizoni shtesat ekstra.

Kumbulla të thara

Një filxhan e gjysmë me kumbulla të thata ka 637 miligramë kalium, si dhe shumë fibra. Ato shkojnë me arra dhe djathë, thjesht mos e teproni me sheqerin dhe yndyrën.

Portokallet

Një portokall mesatar ka rreth 237 miligramë kalium, dhe 6 racione  lëngje japin rreth 372 miligramë. Ato janë të shëndetshme, plot me vitamina dhe minerale, por gjithashtu kanë sheqer, prandaj mos hani shumë.

Domatet

Një domate mesatare ka rreth 292 miligram kalium, por sa shpesh e hani një domate të tërë? Provoni disa makarona të marinuara me domate për të marrë një sasi të mirë: Një filxhan me pure domateje ka 1,065 miligramë dhe një filxhan salcë domatesh ka 2,455 miligram – më shumë se gjysma e dozës tuaj ditore.

Fasule të njoma

Ato janë të pasura me fibra, me sheqer, yndyrë të ulët, dhe kanë 485 miligramë kalium në çdo gjysmë filxhani. Ju mund t’i merrni ato gjatë natës për t’u tretur më lehtë. Nëse ju nuk keni e keni atë lloj varieteti, versionet e ngrira apo të konservuara funksionojnë njësoj.

Farat e lulediellit

Nëse kërkoni diçka të lehtë për rregulluar normat e kaliumit? Këto kanë 241 miligram për racion. Dhe janë plot me vitamina dhe ushqyes të tjerë.

Shtesë

E mira është që kaliumin ta merrni përmes ushqimit tuaj, por mund të keni nevojë edhe për shtesa nëse keni sëmundje të caktuara ose merrni ilaçe që e bëjnë të vështirë që të ruani normat e kaliumit. Por kujdes, shumë kalium mund të shkaktojë të përziera, të vjella, stomak, diarre dhe ulçer. Shtesën duhet ta merrni gjithmonë me rekomandimin e mjekut.

Mungesa e kaliumit (hipokalemia)

Nëse nuk keni mjaftueshëm kalium në sistemin tuaj, muskujt mund të dobësohen dhe shpesh mund të jen të lodhur. Gjithashtu mund të keni dhimbje ose kapsllëk. Është e mundur që të keni hipokalemi sepse nuk merrni mjaftueshëm kalium në dietën tuaj, por ka më shumë gjasa të ndodhë për shkak të vjellave të rënda ose diarresë, përdorimit të tepruar të diuretikëve, laksativëve ose abuzimit me alkoolin.

Shumë Kalium (Hyperkalemia)

Foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit që kanë sëmundje veshkash kanë më shumë gjasa të kenë shumë kalium. Ju mund të mos vini re ndonjë simptomë, ose muskujt tuaj mund të jenë të dobët dhe ju mund të keni një rrahje të parregullt të zemrës. Ju mund të keni hyperkalemia nëse merrni ilaçe të caktuara ose trupi juaj nuk ka mjaftueshëm disa hormone. Mjeku juaj mund ta trajtojë atë me ilaçe ose ndoshta me dializë.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / /www.webmd.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top