FB

July 15, 2022 | 8:30

Pse libri i princit Harry “do ta shqetësojë më shumë familjen mbretërore”?

Libri i ardhshëm me kujtime i princit Harry do t’i japin familjes mbretërore disa arsye më shumë për t’u shqetësuar, sipas burimeve të shumta. Libri i dukës së Sussex-it përmban informacione “bombë”, zbuloi Page Six. Ai pritet të publikohet në vjeshtën e këtij viti, pavarësisht raporteve se është shtyrë.

Një tjetër burim nga ekipi i botimit shtoi: “Ka shumë histori të reja për të kaluarën për të cilat Harry nuk ka folur më parë, për fëmijërinë e tij…ka disa përmbajtje që do ta bëjnë familjen e tij nervoze.” Harry po bashkëpunon me shkrimtarin dhe gazetarin fitues të çmimit Pulitzer, J.R. Moehringer, i cili ka shkruar më parë një libër me kujtime për legjendën e tenisit Andre Agassi dhe bashkëthemeluesin e Nike, Phil Knight.

“Unë po e shkruaj këtë libër jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”, tha Harry në një deklaratë korrikun e kaluar. “Kam veshur shumë kapele gjatë viteve, si në kuptimin e parë ashtu edhe në kuptimin figurativ dhe shpresoj që duke treguar historinë time – arritjet dhe uljet, gabimet, mësimet e nxjerra – mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht nga vijmë, ne kemi më shumë të përbashkëta sesa mendojmë.”

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.thedailybeast.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top