FB

July 15, 2022 | 8:15

Përdorimi i këtyre shprehjeve me fëmijët tuaj u vrasin atyre vetëvlerësimin, dhe MOS E BËNI MË!

Vetëvlerësimi tek fëmijët është thelbësor për të siguruar që të vegjlit të rriten duke mësuar të shfrytëzojnë potencialin e tyre të plotë, duke kapërcyer kufijtë e tyre dhe duke ditur se, çfarëdo që të ndodhë, mami dhe babi janë aty për t’i mbështetur. Të dish se si të rrisësh vetëvlerësimin tek fëmijët është po aq e rëndësishme sa të njohësh frazat që nuk duhen thënë fëmijëve, të cilat, përkundrazi, mund të minojnë vetëbesimin e tyre. Disa shprehje, të thëna lehtë dhe pa u menduar shumë, mund të jenë të dëmshme për fëmijët, duke i shtyrë ata të mendojnë se nuk janë “mjaft të mirë”, se nuk janë mjaftueshëm të mirë në sytë e prindërve. DHE JU NUK E VINI RE KËTË!

Përdorimi i këtyre 10 thënieve me fëmijët tuaj u vrasin atyre vetëvlerësimin, dhe MOS E BËNI MË!

-Ju nuk jeni i/e aftë për këtë gjë

-Shikoni motrën/vëllanë/shokun tuaj sa mirë ia del në këtë gjë  

-Nëse e bën këtë veprim, mami dhe babi nuk të do më

-Boll qave dhe rritu pak

-Nëse e bën vet, do ta arrish. Jam duke të të vëzhguar

-Si nuk mund ta bësh atë? Ti je shumë inetligjent, je një gjeni

– Mos u vish kështu, sikur të kemi lënë rrugëve

– Kushedi çfarë do të thonë të tjerët kur ta shohin këtë që ke bërë

Kuptoni që fëmijët tuaj janë unik në atë çfarë bëjnë, çdo fëmijë në këtë botë është unik në llojin e vet!

 

 

Përgatiti K.I / Burimi blog.cliomakeup.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top