FB

June 15, 2021 | 14:10

Pse merremi gjithë kohën me veshjet e grave në hyrjen e parlamentit dhe jo me ligjet që votojnë gra dhe burra kur janë aty brenda?

 

Nxitur nga lakimi i një shkrimi në një nga portalet mediatike online, ku anatemohen linjat trupore të postlindjes së deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, Blerina Gjylameti, nënë e dy djemve, aktivistja e shoqërisë civile ka një mesazh të qartë mbi atë se ku duhet të hapim më mirë sytë dhe veshët për çfarë ndodh, dhe se për çfarë duhet të ndërgjegjësohemi.

1Nga Edlira Çepani, aktiviste e shoqërisë civile

 

1.Të bëhesh nënë është një nga gjërat më të vështira në jetë, por edhe më të bukura! Të ndryshon jetën, të ndryshon edhe trupin! Asnjë gruaje nuk duhet t’i vijë turp nga trupi i saj i ndryshuar për shkak të lindjes, përkundrazi, çdo shenjë e mbetur që tregon se ka sjellë në jetë një fëmijë, është krenari! Madje-madje, s’duhet t’i vijë turp për ASNJË arsye për trupin e saj, edhe kur nuk ka lindur!

2.Pse nuk është turp të jesh burrë barkderr dhe është turp që grave t’u duket ndonjë formë nga veshja?

3.Pse merremi gjithë kohën me veshjet e grave në hyrjen e parlamentit dhe jo me ligjet që votojnë gra dhe burra kur janë aty brenda? A ndikon veshja në votimet e ligjeve?

4.Ky nuk është as artikulli i parë e as media e parë për këtë çështje. Ka shumë të tjerë para tij, të cilëve nuk ua kuptoj sensin dhe qëllimin. Media ka të drejtën e vet të thotë gjëra, por nuk duhet të harrojë se ndikimi që ka në popullatë është shumë i rëndësisshëm, dhe nxitja e bullizmit dhe seksizmit është diçka që nuk i vlen askujt prej nesh, përkundrazi, një ditë, si një rreth vicioz, na prek të gjithëve!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top