Mirëqenie

January 5, 2018 | 9:07

Pse meshkujt janë më të mbrojtur nga astma

Bllokohet veprimi i një qelize imune të lidhur me simptoma të tilla, si inflamacioni dhe prodhimi i mukusit në mushkëri.

1

Para pubertetit, foshnjat dhe djemtë kanë një rrezik më të madh të astmës se bashkëmoshataret  e tyre, por pastaj rruga ndryshon.

Tani janë gratë që kanë një rrezik të dyfishtë të përjetojnë këtë gjendje në krahasim me meshkujt. Mbrojtja më e madhe e gjinisë mashkullore duket të jetë për shkak të efektit “mburojë” të testosteronit që bllokon veprimin e një qelize imune të lidhur me simptomat e astmës, të tilla si inflamacioni dhe prodhimi i mukusit në mushkëri.

Këtë gjë e nxjerr në pah një studim i Universitetit Vanderbilt dhe Universitetit Johns Hopkins, botuar në Raportet Cell. Studiuesit kanë ekzaminuar qelizat e njeriut dhe të miut. U përqendruan në ato mushkëri të quajtura ILC2.

Këto qeliza prodhojnë citokina, që janë proteina që shkaktojnë inflamacionin dhe prodhimin e mukusit në mushkëri, gjë që e bën më të vështirë frymëmarrjen. Nga mbledhja e mostrave të gjakut nga njerëzit me dhe pa astmë, doli që të parët kishin më shumë qeliza ILC2.

Duke marrë parasysh këtë grup specifik të njerëzve, gratë astmatike rezultoi që kishin më shumë qeliza ILC2 sesa meshkujt astmatikë. Qelizat ILC2 gjenden gjithashtu në mushkëritë e minjve, edhe pse të rralla.

Pikërisht këto qeliza të mushkërive të brejtësve janë përdorur nga studiuesit për të provuar efektet e hormoneve. Asnjë ndryshim nuk u vërejt kur u shtuan estrogjenet ose progesteronet apo një rritje në aftësinë e qelizave për të prodhuar proteina që shkaktojnë inflamacion.

Por, kur u shtua testosteroni, u pa se hormoni pengonte zgjerimin e qelizave dhe reduktonte prodhimin e citokineve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top