Ndonjëherë ndiejmë një zemërim të madh ndaj fëmijëve tanë: ata kanë gjithçka dhe janë kapriçiozë, kanë komoditete, mundësi dhe nuk i shfrytëzojnë, ata kanë vese dhe përjashtohen nga detyra të ndryshme dhe madje, as nuk falënderojnë.
Brenda nesh krahasojmë se si kemi jetuar fëmijërinë tonë dhe nëse do të kishim të paktën gjysmën e asaj që ata bëjnë sot, do të ishim super të lumtur.
Por këta, që kanë gjithçka, pse nuk vlerësojnë asgjë? Pse janë kaq sipërfaqësorë, dembelë, mosmirënjohës dhe mosrespektues?
Kjo mënyrë e të menduarit, herë e vetëdijshme dhe herë jo, prodhon një energji shumë negative ndaj fëmijëve: përcjellim idenë se ata nuk po shkojnë mirë.
Por është ideja jonë që është e gabuar, jo fëmijët.
Nuk ka rëndësi nëse ata kanë lindur në një periudhë historike ku ka përfitime më të mëdha se ato që kemi përjetuar ne.
Çështja është që ata gjithashtu kanë mangësi afektive, një personalitet gjykues, demonë të brendshëm, edhe ata kanë njerëzoren e tyre për të menaxhuar, një shpirt për të zbuluar, domethënë kanë rrugën e tyre të jetës për të bërë, përfshirë gjithçka.
Pra nuk është se të gjesh shtratin dhe çantën ose të kesh rroba të markës i lehtëson ata në jetë, sepse së brendshmi ata do të duhet të përballen me gjithçka si ne, luftën e përjetshme midis pozitives dhe negatives, midis së mirës dhe së keqes.
Në thelb edhe atyre u mungon dashuria, sepse as ne, si prindërit tanë, nuk ishim në gjendje të jepnim dashuri të pakushtëzuar, dhe për këtë arsye ata janë në të njëjtën pozitë me ne.
Që kanë vese të tjera nuk do të thotë se janë më të lumtur.
Kështu që ky zemërim, zili, zemërim që ndiejmë ndaj tyre është totalisht i pajustifikuar por mbi të gjitha mbart me vete një mesazh të tmerrshëm: “Nuk po bëni mirë!”.
Pra, le të mos i gjykojmë nëse kanë disa komoditete dhe mundësi më shumë, por le t’i ndihmojmë gjithsesi, sepse përballja me botën e brendshme dhe fitimi i negativitetit është një betejë e përditshme për të gjithë, madje edhe për ata.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni, psikoterapeute
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.