Lifestyle

November 7, 2020 | 8:26

Pse njëra anë e fytyrës është më tërheqëse se tjetra?

Përdoruesit e Instagram-it, kalojnë mbi 5 orë në javë (48 minuta në ditë), duke bërë selfie. Zakonisht, 7 selfie bëhen për secilën ”shkrepje perfekte’’, që më pas publikohet në rrjetet sociale.

Annukka Lindell, një profesoreshë e neuropsikologjisë në Universitetin ”La Trobe” në Melburn, ka zbuluar se shumica e personave që bëjnë selfie preferojnë të tregojnë anën e majtë në fotografi.

Ajo analizoi 2,000 selfie në Instagram, për të kuptuar pse ne e perceptojmë këtë anë të fytyrës si më tërheqëse.

Më poshtë do të lexoni arsyet pse ana jonë e majtë, mund të jetë ana jonë më e mirë:

Artistët zakonisht pikturojnë portrete që tregojnë profilin e majtë të njerëzve

Portretet e pikturuara të të tjerëve tregojnë të njëjtin paragjykim asimetrik: njerëzit favorizojnë anën e tyre të majtë. Ky studim beson se mund të pasqyrojë vullnetin e pavetëdijshëm të një personi për të treguar faqen e tij të majtë më tërheqëse.

Ana jonë e majtë tregon më shumë emocion

Studimet tregojnë se ana e majtë e fytyrës është më shprehëse emocionalisht. Kjo mund të shpjegohet me mënyrën se si përpunohen ndjenjat në tru. Ana e djathtë e trurit që kontrollon muskujt në anën e majtë të trupit është mbizotëruese e emocioneve. Kjo është arsyeja pse njerëzit intuitivisht tregojnë faqen e majtë kur u kërkohet të pozojnë për një foto emocionale dhe faqen e djathtë kur pozojnë për një foto që fsheh ndjenjat e tyre.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top