Në fokus

January 8, 2021 | 9:47

Pse puzzle i ndihmon fëmijët që të rriten

 

Të luash me puzzle është padyshim një nga aktivitetet më edukative për fëmijët. Një lojë që promovon përqendrimin dhe zhvillimin e aftësive njohëse. Puzzle është një lojë që pëlqehet nga të rriturit dhe fëmijët dhe mund të luhet si në grup ashtu edhe vetëm.

Duket se zanafilla ë kësaj loje daton që në gjysmën e dytë të viteve 1700, në kulmin e epokës së iluminizmit, të shpikur nga një gdhendës dhe hartograf anglez dhe që nga ajo kohë ka magjepsur gjithnjë të rriturit dhe fëmijët. Pra, le të zbulojmë pse puzzle i ndihmon fëmijët të rriten.

Një lojë që për shekuj me radhë ka magjepsur familje nga e gjithë bota. Ne po flasim për puzzle, e cila stimulon përqendrimin dhe kujtesën dhe ju lejon të ndiqni një qëllim, atë të krijimit të figurës duke bashkuar pjesët, me kënaqësinë pasuese të suksesit. Edhe fëmijët shumë të vegjël mund të luajnë me puzzle. Sigurisht, çdo moshë ka një puzzle të përshtatshëm. Padyshim, ato që rekomandohen për të vegjlit kanë pjesë më të mëdha dhe më të lehta për tu kompozuar.

Pas vitit të parë të jetës, fëmijët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre në njohjen e formave dhe ngjyrave, por gjithashtu të mësojnë të kuptojnë rregullimin e gjërave në një hapësirë. Puzzle ndihmon gjithashtu në zhvillimin e aftësive manuale duke përmirësuar koordinimin sy-dorë. Për më tepër, puzzle favorizon zhvillimin e mendjes drejt lëndëve shkencore si matematika, inxhinieria dhe teknologjia.

Ja pse puzzle i ndihmon fëmijët të rriten.

Zhvillojnë durim. Mister është bashkimi pjesë për pjesë dhe jo të gjitha në të njëjtën kohë. Kjo kontribuon në zhvillimin e qëndrueshmërisë, për të provuar përsëri nëse bëni një gabim.

Secila pjesë është e ndryshme. Vetëm duke i bashkuar, do të merrni pamjen e plotë. Pra, nga bashkimi i pjesëve arrihet një unitet i përsosur.

Zhvillojnë këmbëngulje. Siç është përmendur më lart, do të duhet shumë këmbëngulje për të qenë në gjendje të kompozojmë të gjithë figurën. Ndoshta duke filluar nga një cep ose duke sjellë së bashku forma dhe ngjyra të ngjashme. Sigurisht që duhet të ecësh me hapa të vegjël dhe të mendosh për çdo lëvizje.

Ju mësojnë të ngriheni kur të bini. Nëse bëni një gabim, ngriheni dhe vazhdoni. Puzzle ju mëson gjithashtu të menaxhoni zhgënjimin që mund të vijë me bërjen e gabimeve.

Arritja e qëllimit. Duke plotësuar një puzzle, fëmija do të ndiejë se e ka përmbushur detyrën e tij dhe se e ka arritur qëllimin, duke shijuar kështu suksesin.

Së fundmi, puzzle, duke qenë një lojë e shkëlqyeshme për t’u luajtur vetëm, për të mësuar se si të menaxhoni veten pa ndërhyrjen apo mbështetjen e vazhdueshme të prindit, është gjithashtu e përshtatshme të bëhet edhe me të tjerë. Në fakt, ato mund të bëhen një kohë e bukur për t’u ndarë me familjen.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top