Studim

January 8, 2021 | 9:13

Studim / Çiftet me lidhje afatgjata zhvillojnë shije të njëjta

Prej sa kohësh jeni me partnerin tuaj? Disa muaj? 35 vite? Përgjigja juaj ndaj kësaj pyetjeje mund të jetë indikator se sa të njëjta i keni shijet

Po pra, sipas hulumtimeve të reja në revistën ‘Appetite’, çiftet zhvillojnë preferenca të ngjashme të aromës dhe shijeve në ushqim kur kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë. Për këtë studim, hulumtuesit kanë studiuar 100 çifte të cilët kishin qenë së bashku për periudha të ndryshme kohore – kjo kornizë kohore ka zgjatur mes tre muajve dhe 45 viteve.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se sa më shumë kohë të ketë kaluar së bashku një çift, aq më të njëjta i kanë pas shijet, edhe nëse nuk kanë qenë të lumtur në lidhje. Përderisa shkencëtarët nuk e dinë shkaktarin e saktë që fshihet prapa kësaj, ata besojnë se mund të vij si pasojë e shumë faktorëve. Ndoshta njerëzit përshtaten më shumë kur e nuhasin botën njësoj, ose mund të ketë të bëjë me ekspozimet ambientale.

“Ambienti dhe shprehitë e njëjta, mund të formojnë preferenca të njëjta tek dy partnerët”, kanë shkruar hulumtuesit.

 

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top