Psikologët anglezë po bëjnë thirrje që të ndalohet ligjërisht rrahja e fëmijëve për shkak të dëmit që u shkakton në shëndetin mendor.
Mocioni i iniciuar nga AEP kërkon nga qeveria që ta pranojë faktin se dënimi fizik mund të ketë ndikim negativ afatgjatë në zhvillimin e fëmijës.
Për momentin, në Mbretërinë e Bashkuar, prindërit dhe kujdestarët janë të lejuar ligjërisht t’i dënojnë lehtë fizikisht fëmijët.
Sidoqoftë, psikologët e kundërshtojnë ashpër këtë duke thënë se dhuna fizike asnjëherë nuk është metodë efektive për disiplinimin e fëmijës, pavarësisht rrethanave.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.