FB

March 17, 2023 | 9:15

Publikohen pullat e para me figurën e Mbretit Charles, ja se si duken ato

Lulet shumëngjyrëshe mbizotërojnë një seri të veçantë pullash që mbajnë figurën e Mbretit Charles. Pullat, të publikuara nga “Royal Mail”, janë të parat që do të shihen nga publiku. Mbreti Charles zëvendëson profilin e Mbretëreshës Elizabeth që është përdorur në pullat përkujtimore që nga viti 1968.

Burime nga “Royal Mail” bëjnë me dije se koncepti me lule për serinë e pullave historike pasqyronte faktin se monarku është një “kopshtar i pasionuar”.

“Royal Mail” më parë zbuloi dizajnin për pullat e reja të klasit të parë dhe të dytë që përshkruan Mbretin Charles. Megjithatë, këto nuk do të fillojnë të shfaqen në letra derisa të mbarojnë rezervat e pullave ekzistuese që përshkruajnë mbretëreshën e ndjerë.

Në fakt, nuk pritet që emetimet e reja të Mbretit Charles në pullat e zakonshme të klasit të parë dhe të dytë të fillojnë të shfaqen para muajit të ardhshëm. Kjo do të thotë se ndryshimi i parë i dukshëm në pullat për mbretërimin e ri do të jenë këto 10 pulla lulesh, të cilat përshkruajnë lulet e tij të preferuara, duke përfshirë trëndafilin, dahlian dhe luledielli.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top