FB

April 21, 2022 | 16:39

Publikohet fotoja e rrallë e Mbretëreshës Elizabeth në 96-vjetorin e lindjes

 

Mbretëresha Elizabeth II feston 96-vjetorin e lindjes, megjithëse ditëlindja e saj shënohet zyrtarisht në qershor, kur festohet edhe 70-vjetori i të mbajturit të fronit. Mbretëresha feston ditëlindjen dy herë, një herë më 21 prill, kur ka ditëlindjen zyrtare, dhe një herë në qershor – koha kur është kurorëzuar.

4

Elizabeth lindi më 21 prill 1926, në Bruton Street, në qendër të Londrës. Kurorëzimi i saj, në moshën 27-vjeçare, u mbajt në Westminster Abbey, më 2 qershor 1953. Me këtë rast Mbretëresha ka realizuar një foto me dy ponit (kuaj të vegjël) në kështjellën Windsor. Në fotografinë e shkrepur muajin e kaluar ajo shihet duke qëndruar në mes të dy kuajve të saj të preferuar, Bybeck Nightingale dhe Bybeck Katie.

Fotoja është publikuar nga Royal Windsor Horse Show, në të cilin mbretëresha ka marrë pjesë çdo vit që nga viti 1943 dhe është shkrepur nga Henry Dallal. Monarkja udhëtoi për në Wood Farm në Sandringham Estate në Norfolk sot, ku Princi Philip qëndroi para vdekjes së tij.

3

Këtë vit, ‘Royal Windsor Horse Show’ do të shënojë Jubileun Platinum dhe është planifikuar një shfaqe madhështore me 1000 interpretues në shfaqjen që do zgjasë 90 minuta dhe do të përfshijë aktorë, artistë, muzikantë, shfaqje ushtarake, kërcimtarë etj.  Festimet përfshin hapjen e pronës private të Mbretëreshës, si dhe shfaqjet e yjeve më të mëdhenj të botës përpara Pallatit Buckingham në Londër.

Nuk ka asnjë informacion të konfirmuar se në cilat aktivitete do të marrë pjesë personalisht Mbretëresha, sepse mjekët e kishin urdhëruar që të mos lodhet dhe të pushojë në tetor të vitit të kaluar. Në eventin jubilar ka të ngjarë të marrin pjesë të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, duke përfshirë Princin William dhe gruan e tij Kate, Dukeshën e Kembrixhit.

03

Dashuria e Mbretëreshës për kuajt është e hershme dhe duket se e ka trashëguar nga nëna e saj. Edhe pse ajo nuk ka mundur të kalërojë prej disa muajsh për shkak të problemeve shëndetësore, ajo ka hipur mbi kuaj që në moshën tre vjeçare dhe është e apasionuar pas çdo gjëje që lidhet me ta.

2

 

Burimi Panorama Plus

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top