FB

October 24, 2022 | 8:45

Punon shumë? A është ‘ambicie e shëndetshme’ apo ‘produktivitet toksik’…

Ju mund të jeni krenarë për etikën tuaj të punës, nivelin e përgjegjësisë dhe numrin e punëve që mund të menaxhoni njëkohësisht. Megjithatë, nuk është habi që e gjithë kjo punë, në një moment t’ju kthehet “boomerang” me lodhje, stres, deri në ankth dhe depresion. Pritshmëritë tejet të larta që keni për veten ndonjëherë mund të jenë sfilitëse.

Nëse jeni në dilemë nëse keni një ambicie të shëndetshme apo një produktivitet që po kthehet në toksik, një grup pyetjesh mund t’ju ndihmojnë të gjeni përgjigjen dhe pse jo, edhe zgjidhjen.  Bëni një vetë-reflektim tremujor të fokusuar në vlerësimin e marrëdhënies suaj  me produktivitetin për atë periudhë kohore. Në një shkallë nga një (jo shpesh) deri në pesë (shumë shpesh), pyesni veten sa shpesh keni:

– Zgjedhur të mbaroni një punën mbi familjen dhe miqtë tuaj?

– Zgjedhur të qenit produktiv, duke sakrifikuar mirëqenien tuaj?

– Keni menduar se s’ka asnjë zgjidhje veçse të kryeni një detyrë të caktuar, edhe kur keni qenë të lodhur fizikisht, mendërisht etj?

Sa shpesh ndiheni në faj kur nuk jeni aq produktiv sa pretendonit?

Ju përgjigjët pyetjeve? Si ndiheni për rezultatin?  Kjo praktikë është një hap i shkëlqyer për të punuar me veten drejt të krijuarit një ekuilibër mes dëshirës për karrierë/para dhe gjërave që nuk maten aq lehtë, si kënaqësia, lumturia etj.

 

 

Burimi: Well & Good

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top