FB

October 24, 2022 | 8:30

“Këta fëmijët e sotëm i kanë të gjitha”- Pse kjo shprehje nuk vlen të thuhet?

Prindërit e sotëm nuk janë rritur njëlloj si fëmijët e tyre. Nuk janë rritur në të njëjtat kushte qoftë ambientale, gjuhësore apo kulturore.

Nga Lira GJIKA, psikologe

h

Prindërit e sotëm, sidomos prindërit 35 vjeç e lart, nuk kanë pasur dhomë me vete kur kanë qenë fëmijë sikurse kanë një pjesë e mirë e fëmijëve të sotëm. Prindërit e sotëm, nuk kanë shkuar në kopshte e shkolla private dhe ushqimi në fëmijërinë e tyre ka qenë i racionuar nga shteti. Dhe këtu fillon ngatërresa, të kujtojmë shprehjen “këta i kanë sot të gjitha”.

Prindërit e sotëm janë rritur në përgjithësi ashpër nëpërmjet frikës dhe kërcënimit. Edhe sot është prezente kjo mënyrë, por nuk është më në atë nivel. Gjithmonë edhe më shumë shtohet numri i prindërve, nëna dhe baballarë që shmangin kërcënimet, etiketimet dhe dhunën fizike. Edhe pse nuk e kanë të jetuar butësinë në edukim, kjo është një vështirësi tjetër, që i pengon prindërit e sotëm të jenë ashtu si dëshirojnë me fëmijët e tyre, “prindër të sigurt që fëmija i tyre nuk ka frikë tju thotë apo tju tregojë qoftë dhe gjërat që për prindërit janë të dënueshme”.

Fëmijët që nuk kanë frikë nga prindërit se i ndëshkojnë, ndajnë me ta të gjitha dyshimet që kanë dhe gabimet që bëjnë dhe kur rriten janë njerëz të sigurt jo problematikë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top