Në fokus

June 9, 2020 | 8:06

Pushime me fëmijët

Të shkosh me pushime me fëmijët, për shumë njerëz nuk do të thotë fare të shkosh me pushime. Është e vërtetë që fëmijët, sidomos nëse janë shumë të vegjël, duan vëmendje dhe përkujdes të veçantë dhe mund të jetë stresuese t’i ushqesh, t’i vësh në gjumë në një ambient të ndryshëm nga ai i shtëpisë. Sidoqoftë, me një organizim të kujdesshëm është e mundur që të argëtoheni dhe të çlodheni kur shkoni me pushime me një fëmijë të vogël…

  1. Zgjidhni një vend të përshtatshëm për fëmijët

Një fëmijë mund ta çoni ku të dëshironi, por do të kaloni pushime më të mira nëse zgjidhni vendin, duke marrë në konsideratë nevojat e të voglit. Gjëja më e mirë do të ishte të evitoni destinacione që rrezikojnë të jenë shumë të zhurmshme dhe të mbushura me njerëz ose pushime që ju detyrojnë të ndiqni një itinerar të paracaktuar. Pushimet në det mund të jenë problematike nëse keni fëmijë shumë të vegjël. Kujtoni se duhet t’i mbroni nga dielli dhe nuk duhet të qëndrojnë shumë kohë në ujë të kripur.

  1. Vlerësoni periudhën më të mirë për të shkuar me pushime

Me të zgjedhur vendin ku do të shkoni, mundohuni të programoni udhëtimin tuaj, duke zgjedhur periudhën e duhur të vitit. Preferoni një kohë kur vendet e pushimit janë me pak njerëz. Merrni në konsideratë edhe kushtet klimaterike: fëmija juaj do të jetë më mirë nëse evitoni temperaturat shumë të larta. Në përgjithësi, pushimet mund të zgjasin sa dëshironi ju. Por nëse i vogli nuk e përballon mirë ambientin rreth e qark, duhet të merrni në konsideratë t’i shkurtoni pushimet tuaja.

  1. Organizoni lëvizjet

Do të udhëtoni me avion, makinë apo autobus? Nëse vendi që keni zgjedhur është afër, është mirë që të përdorni makinën tuaj: fëmija është mësuar të udhëtojë kështu, mund të ndaloni kur dëshironi për ta ushqyer apo për ta ndërruar dhe fëmija nuk do të jetë i bezdisur nga ndryshimi i presionit atmosferik, për shkak të udhëtimit me avion.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top