Këshilla & Arsye

November 6, 2017 | 10:04

“Qen i punës”? 6 mënyra se si të merrni në kontroll jetën tuaj…

Të gjithë ne kemi javë gjatë të cilave punojmë edhe në orarin e drekës, vijmë shpejt në punë dhe qëndrojmë deri vonë dhe jemi të detyruar të anulojmë planet me familjen apo miqtë, për shkak të një periudhe të ngarkuar në punë.

1

Por si ta kuptojmë që kjo nuk është thjesht një periudhë e ngarkuar në punë dhe po shndërrohemi në workaholic? Një studim i fundit i InsuranceQuotes te më shumë se 1000 punonjës amerikanë gjeti se 35 për qind e të intervistuarve e konsideronin veten workaholics.

Nëse ju në vazhdimësi e shmangni pushimin e drekës, punoni gjer vonë, anuloni plane apo u përgjigjeni email-eve natën vonë për një muaj apo më shumë, ka ardhur momenti që të ndaleni dhe të mendoni se çfarë po ndodh, thotë Danielle Beauparlant Moser, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë blt Careers. Çfarë ju nxit ta bëni këtë gjë, kultura e kompanisë ju kërkon për të punuar gjithë kohës apo ndieni se duhet të punoni vazhdimisht që të ngriheni në detyrë?

Analizoni se pse jeni kaq të ngarkuar, thotë Tracey Adams, themelues i ThriveOn Seminars. “Nuk ka asgjë të gabuar nëse ju e doni atë çfarë bëni dhe të punoni edhe gjatë fundjavës, kur jeni të frymëzuar që ta bëni këtë, por sa nga ajo që bëni është pjesë e thelbit tuaj?”, – thotë Adams. Ndonjëherë të punoni për orë të gjata bëhet varësi, ju ndihmon të shmangni diçka në shtëpi apo mbushni boshllëkun e jetës suaj.

Ndoshta ju jeni ai që arrini gjithnjë i pari në punë dhe dilni i fundit pasi shpresoni se në këtë mënyrë, ju do të ngriheni në detyrë, por ju duhet të pyesni veten nëse kjo strategji ka funksionuar për çdokënd në kompaninë tuaj – thotë Moser. Gjasat që kjo të ketë ndodhur janë të pakta. Kini parasysh që askush nuk do t’ju vërë kufij, thotë Adams.

Drejtuesi juaj nuk do t’ju thotë asnjëherë që të mos punoni kaq shumë. Nëse ju bëni punë sa për dy veta, shefi juaj nuk do ta marrë vesh kurrë. Drejtuesi juaj do të kuptojë vetëm se puna bëhet gjithnjë.

Nëse ju vazhdimisht…

-Punoni gjatë orarit të drekës
-Jeni i pari që shkoni në punë dhe i fundit që dilni prej saj
-Kontrolloni email-in edhe gjatë pushimeve
-Merrni më shumë përgjegjësi se sa mund të menaxhoni
-Anuloni një darkë jashtë me miqtë për të punuar
-Vini në punë kur jeni sëmurë në vend që atë ditë ta merrni pushim
-Merrni më pak ditë pushimesh se sa ju takon
-Kontrolloni email-in e punës edhe pas orarit zyrtar të punës

…ju duhet të pyesni veten se çfarë ju shtyn t’i bëni këto gjëra….

Më poshtë janë gjashtë mënyra se si të merrni kontrollin në duart tuaja…

1.Kërkoni një model

Kërkoni një koleg i cili ka një strategji se si e menaxhon rolin e vet dhe pyeteni se si të vendosni kufij dhe t’i jepni prioritet punëve – thotë Adams.

2.Fokusohuni te çka është më e rëndësishme

Fokusohuni te punët që janë më të rëndësishme dhe urgjente dhe delegoni ato që nuk janë të tilla – thotë Moser. Kini parasysh se punët më të rëndësishme, por që nuk janë urgjente, janë më strategjike dhe mund të kenë ndikimin më të madh, thotë ajo.

3.Bëni një listë

Bëni një listë me 20 gjëra të rëndësishme që duhet të bëni dhe qarkoni ato që janë prioritete. Këtë listë mund t’ia tregoni shefit tuaj dhe t’i thoni: “Këto janë pesë gjërat më të rëndësishme tani për tani”. Ju duhet të merrni miratimin e drejtuesit tuaj dhe t’i thonë të mos shqetësohet për 15 punët e tjera që do të bëni më vonë pasi të keni mbyllur 5 të parat.

4.Lërini gjërat të shkojnë

Kuptoni se çfarë mund të kontrolloni dhe mos u shqetësoni për gjërat e tjera. Kur një punë nuk është duke u kryer, shpesh workaholics nuk mund ta ndalin veten dhe rendin pas saj për ta bërë – thotë Adams. Thojini vetes se gjithçka është në rregull, edhe nëse diçka nuk bëhet përderisa nuk është një nga pesë prioritetet.

5.Planifikoni

Të qenët workaholic do të thotë që ju të merrni punë në shtëpi. Në vend të kësaj, lejojini vetes të planifikoni një aktivitet çdo fundjavë – këshillon Adams.

6.Programoni diçka të bukur

Nëse jeni një workaholic i vërtetë, me shumë gjasa nuk ka asgjë të bukur në ditët tuaja – shprehet Adams. Bëni kujdes që të mos e shndërroni pasionin tuaj në projekte pune. Planifikoni kohë për diçka të bukur që të mos lidhet me asnjë qëllim.

*Lisa Rabasca Roepe
Burimi: Forbes/Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top