Aktualitet

September 8, 2021 | 8:17

Rakacolli: Po diskutohet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç dhe marrja e dozës së tretë të vaksinimit

Në Shqipëri Komiteti Teknik i Vaksinimit po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Lajmi është dhënë nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, gjatë një interviste në media. “Do të merret një vendim nëse do të ulet mosha e vaksinimit, si dhe do të merret një vendim edhe për dozën e tretë. Mbi 12 vjeç është provuar vaksinimi, është diçka që ekspertët tanë të Komitetit të Vaksinimit janë duke e diskutuar dhe do të ketë një vendim shumë shpejt” tha zonja Rakacolli.

Vaksinimi masiv në Shqipëri sipas saj ka sjellë një situatë më të qetë për sa i takon pandemisë së COVID në vend krahasuar me një vit më parë. Zonja Rakacolli tha se deri tani janë vaksinuar me dy doza rreth 600 mijë qytetarë, ndërkohë që mbi 1.5 milionë kanë marrë një dozë. Zv. ministrja e shëndetësisë tha se në Shqipëri shumica e qytetarëve janë vaksinuar me Sinovac, kjo për faktin se sasia më e lartë e vaksinave që ka mbërritur në vend është Sinovac, me mbi 1 mln doza. “Ne duam të vaksinojmë popullsinë me vaksina që janë të provuara që janë të suksesshme” tha zonja Rakacolli.

“Masat shkojnë në përputhje me situatën epidemiologjike. Nuk do të vijë puna që të shkojmë në një “Lock Down” të madh, kjo për faktin e vaksinimit dhe për mënyrën sesi po zhvillohet pandemia, që tashmë është e të pa vaksinuarve si dhe nga përgatitja e sistemit shëndetësor. Shkollat do të jenë të hapura, pavarësisht se jemi përgatitur për skenarë të kombinuar. Për momentin do të jetë fizikisht” tha zv. ministrja e shëndetësisë Rakacolli.

 

Burimi / https://lajme.rtsh.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top