Mirëqenie

April 13, 2018 | 11:14

Receta ideale për shkrirjen e yndyrës së barkut

Një recetë mjaft efektive dhe e shëndetshme për shkrirjen e yndyrës së barkut. Kjo pije përmban rrepa, limon të paqëruar dhe mjaltë. Pjesa më e mirë janë rrepat të shtuara krahas dy përbërësve të tjerë shumë të shëndetshëm.

Por pse rrepat janë kaq të mira? Ato ndihmojnë me humbjen e peshës, presionin e lartë, problemet me frymëmarrjen, kockat e forta, imunitetin, funksionet e traktit të tretjes dhe shëndetin e zemrës. Rrepat janë përdorur prej mijëra vjetësh dhe gjenden thuajse kudo në botë.

Ato përmbajnë shumë minerale dhe ushqyes, si dhe fibra, vitaminë C, folate, kalcium, kalium, magnez, zink dhe vaj sinigrin, i cili është një glukozinolat shumë i mirë.

Akoma më mirë, ai ka shumë pak kalori, vetëm 6 për porcion dhe është një mrekulli për humbje në peshë.

Nëse merrni rrepë të madhe, grini sasinë që iu nevojitet dhe pjesën tjetrën mund ta ruani në frigorifer në letër alumini, bashkë me perime të tjera. Për ta mbajtur të freskët për të paktën tre javë, përziejeni me 4 lugë çaji lëng limoni dhe 1lugë çaji sheqer (mund të përdorni edhe uthull në vend të limonit). Përbërjen mbajeni në kavanoz.

Receta e humbjes së peshës:

Përbërësit:

125 gr rrepa
3 limonë (përpara se t’i përdorni, vendosini në një enë me ujë dhe shtoni 1 lugë gjelle uthull dhe lërini për 10 minuta)
3 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Merrni 125 gr rrepa dhe përziejini. Pastaj në enën e blenderit shtoni limonët e paqëruar (me lëkurë), pa fara dhe përziejini mirë. Shtoni mjaltë dhe përziejini përsëri.

Doza:

Një lugë çaji, dy herë në ditë gjatë vakteve të ushqimit, për të paktën tre javë.

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top