Këshilla & Arsye

January 23, 2017 | 10:51

Refleksion / E jashtmja është refleks i së brendshmes

vetvetja

Kemi nevojë në shumë për vetveten sesa për tjetrin person. Mendojmë të tjerët, harrojmë vetveten. Mendojmë paratë, harrojmë shëndetin, mendojmë suksesin e harrojmë familjen. E mbajmë mendjen tek interneti, e harrojmë realitetin. Shohim qiellin, por jo emocionet tona, që na tregojnë gjithçka që ndodh me ne. Lexojmë libra, por nuk deshifrojmë ndjenjat. Kontrollojmë të tjerët, por nuk kemi vetëkontroll. Dëshirojmë që të tjerët të na qëndrojnë pranë, por jemi më larg vetes tonë, universit të vogël brenda nesh. Për çudi nuk jemi të integruar me vetveten. Sa më shumë të ndahemi nga vetja, aq më shumë na largohen të tjerët. Ne vëzhgojmë jashtë, jo brenda. E jashtmja është refleks i së brendshmes. Prandaj, nëse jemi vetëm jashtë, do të thotë se diçka kemi braktisur brenda nesh.

Erion Selmani

Shkrimtar

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top