Këshilla & Arsye

January 23, 2017 | 10:53

Vetëm 30 minuta për të luftuar depresionin

1

Tridhjetë minuta të meditimit të përditshëm do të kontribuojnë në zbutjen e shenjave të ankthit dhe depresionit.

“Shumë njerëz e praktikojnë meditimin, por ajo nuk konsiderohet terapi mjekësore,” thotë dr. Madhav Goyal, profesor i mjekësisë interne në Universitetin Johns Hopkins dhe autori kryesor i studimit të publikuar në periodikun “Journal of the American Medical Association” (JAMA). “Studimet tona krahasuese kanë treguar se me ndihmën e meditimit mund të zbuten shenjat e ankthit dhe depresionit në të njëjtën mënyrë siç veprojnë ilaçet kundër depresionit,” tha dr. Goyal, duke theksuar se bëhet fjalë për pacientët që vuajnë nga forma të rënda të depresionit apo ankthit.

Shkencëtarët studiuan ndryshimet tek njerëzit që vuanin nga probleme të ndryshme shëndetësore, si pagjumësia ose fibromyalgia,një sëmundje kjo kronike e karakterizuar nga dhimbje në muskuj, indet lidhëse, ligamentet, dhe lodhja dhe dhimbjet në pika të ndryshme në trup. Vetëm një numër i vogël i pacientëve vuanin sëmundje mendore.

Dr. Goyal dhe bashkëpunëtorët zbuluan se meditimi si një teknikë relaksimi e mendjes apo forma e teknikës budiste që konsiston në fokusimin e vëmendjes në momentin aktual, ka treguar rezultate premtuese në punën me pacientët që vuajnë nga një formë e butë e depresionit apo ankthit. Gjatë ciklit tetë javor të meditimit nga tridhjetë minuta në ditë, përgjithësisht është vërejtur një përmirësim në shenjat e dhimbjes, ankthit dhe depresionit. Shkencëtarët kanë gjetur pak prova për ndonjë përmirësim të përgjithshëm në nivelin e stresit dhe cilësisë së jetesës, por analiza e hulumtimeve klinike edhe gjatë gjashtë muajve të ardhshëm ka treguar se përfitimet nga meditimi janë të pakontestueshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top