Marrëdhënie

November 23, 2020 | 8:23

Rëndësia e babait në jetën e vajzës

 

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

50-father-daughter-photos-thatll-melt-your-heart-hongkiat

Është një fakt që babai është burri i parë që takon dhe dashuron një grua. Ndikimi i babait në jetën e një vajze është vendimtar dhe aq i rëndësishëm sa çdo marrëdhënie e ardhshme me seksin e kundërt projektohet përmes kësaj përvoje. Sjellja e babait ndaj nënës por edhe ndaj vetë vajzës do të jetë modeli i sjelljes që ajo do ta konsiderojë normale në të ardhmen nga burrat.

Imazhi që vajza do të formojë për veten e saj varet në një masë të madhe nga qëndrimi i babait të saj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të që të marrë pranimin, butësinë dhe dashurinë që i nevojitet në këtë moshë kritike nga babai i saj. Në këtë mënyrë, ajo do të ndjehet e sigurt dhe do të jetë në gjendje të ndërtojë një vetëvlerësim të fortë.

Prandaj, ne e kuptojmë se cilësia e marrëdhënies së vajzës me babanë përcakton edhe cilësinë e marrëdhënies që ajo do të ketë në të ardhmen me seksin e kundërt në përgjithësi.

Babai përmes rolit të tij të rëndësishëm plotëson nënën në formësimin e personalitetit të fëmijës, si dhe ekuilibrin e tij psiko-emocional. Në trekëndëshin e një familjeje, baba – nënë – fëmijë, ne të gjithë kalojmë nëpër të gjitha rolet dhe marrim mësime shumë të rëndësishme, të tilla si si të jemi baballarë, nëna, bashkëshortë, miq, vajza dhe djem.

Të gjitha këto marrëdhënie janë të dyanshme dhe përmes tyre ne zbulojmë veten dhe evoluojmë, sikurse është në të vërtetë qëllimi i jetës sonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top