Marrëdhënie

November 11, 2017 | 15:34

Rëndësia e gjyshes nga nëna në jetën e nipërve dhe mbesave

Përgatiti Orjona Tresa
Është vërtetuar se pjesën më të madhe të kohës, gjyshja nga nëna luan një rol themelor për të gjithë nipërit e mbesat e saj. Dhe dallon nga gjyshja e babait, pasi ajo shihet nga fëmija si një pikë referimi e privilegjuar. Kjo ndodh gjithashtu edhe për shkak të nënës, sepse është ajo që i jep gjyshes një rol më të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të saj, gjë që është normale, sepse ajo është nëna e saj. Është natyra, ndodh, sepse fëmijët rriten duke ndjekur modelin e nënës së tyre.

nena-nga-mamiKjo “teori” është konfirmuar edhe nga shkenca, sipas së cilës, gjyshja nga nëna ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin psikologjik të nipërve, të cilët në fakt, e konsiderojnë atë si një nënë të dytë. E gjithë kjo për të njëjtën arsye: Mami në një kohë të vështirë si shtatzënia, sidomos në qoftë se e ka përvojën e parë, mbështetet tërësisht te nëna e saj, kërkon ndihmën e saj, të këshillohet me të, beson dhe lejon që ajo ta ndihmojë si me fëmijën edhe me shtëpinë. Ndërsa, qëndrimi ndaj vjehrrës ndryshon, është më i turpshëm dhe akoma më shumë, ka më pak besim dhe përshtypja e parë është se duan të pushtojnë hapësirat tona.

 

Prandaj, gjyshja nga nëna përfaqëson për mamanë e re një aleat, dhe për nipërit e mbesat e saj një mjet ngushëllimi.

nena-me-nipin

Dhe shpjegimi shkencor? E pra, sipas studiuesve kur gjyshja nga nëna ishte shtatzënë me nënën e foshnjës, në fetus ishin formuar tashmë vezoret. Dhe në mesin e këtyre vezoreve, njëra do të bëhet mbesa apo nipi i saj. Pra, si përmbledhje, gjyshja e nënës ka një vend të rëndësishëm në jetën e nipërve e mbesave të saj, sepse ajo është e njëjta nënë që ia atribuon, por edhe për shkak të gjenetikës dhe faktorëve psikologjikë. Natyrisht kjo nuk do të thotë që gjyshja nga babai nuk është jo pak e rëndësishme në jetën e fëmijëve!

nena

Burimi ildiariodimamma.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com