FB

June 21, 2022 | 9:01

Rrëfehet Bradley Cooper: “Kam luftuar me varësinë ndaj kokainës dhe alkoolit … u ndjeva i humbur”

“U ndjeva vërtet i humbur dhe isha plotësisht i varur nga kokaina”. Bradley Cooper, 47 vjeç, rrëfeu momentet e errëta të së kaluarës së tij në një podcast “Smartless” të organizuar nga Will Arnett, Jason Bateman dhe Sean Hayes.

Aktori foli për betejën kundër demonëve të tij dhe problemet e abuzimit kimik. “Ishte fillimi i viteve 2000 dhe sapo isha pushuar nga seriali thriller ‘Alias’, nuk më kishin konfirmuar për sezonin e dytë…”, kujton ylli i Hollivudit, i cili aktualisht është duke punuar në xhirimet e filmit drejtuar, prodhuar, shkruar dhe interpretuar nga vetë ai, “Maestro”.

Cooper falënderoi Will Arnett, i cili e ndihmoi të dilte nga tuneli në të cilin ra dhe tregoi sesi në vitin 2004, aktori dhe miku i tij ishin ndalur në shtëpinë e tij duke vënë në dukje se megjithëse ishte vonë pasdite ai nuk i kishte nxjerrë qentë akoma: “Kjo ishte hera e parë që kuptova se kisha një problem me drogën dhe alkoolin. Arnett më ndihmoi ta realizoja atë…”, tha ylli i “A Star is born”: “Ishte vullneti për të vënë veten përballë realitetit, nuk do ta harroj kurrë … Më ka ndryshuar gjithë jetën”.

Aktori më pas tregoi sesi iu desh pak kohë për të kuptuar se nuk ishte “me të vërtetë vetvetja”: “Vetëvlerësimi im ishte zero. Ndërsa isha në Los Angeles për të xhiruar “Alias” u ndjeva sikur isha kthyer në shkollë të mesme. Isha plotësisht në depresion dhe vazhdoi kështu për një kohë të gjatë … Para se të kuptoja se isha në rrugën e gabuar. Pata avantazhin që kjo të ndodhte kur isha 29 vjeç”, shtoi ai. Që nga ajo kohë, Cooper ka fituar një Oscar si aktor dhe ka marrë vlerësime për punën e tij si regjisor në filmin e tij debutues “A Star Is Born”. Pika e kthesës gati 10 vjet më vonë me “Hangover”, që për Cooper ishte fillimi i famës dhe maturisë. Aktori kishte folur tashmë për problemet e tij të varësisë në vitin 2013 në një intervistë të gjatë për GQ në të cilën deklaroi: “Unë nuk pi dhe nuk marr më drogë. Kthjelltësia është një gjë e mrekullueshme… Në një moment kuptova se duke vazhduar ajo rrugë do të më kishte shkatërruar jetën”.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top