FB

May 29, 2024 | 7:31

Rregulla efikase që parandalojnë kancerin

Fondi Botëror i Kërkimeve për Kancerin ka publikuar raportin e fundit, ku jepen udhëzime për të minimizuar rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.

Mbani peshën e duhur – Është shumë e rëndësishme të shmanget mbipesha dhe obeziteti. Pikërisht mbipesha është një prej shkaqeve të 12 tumoreve.

Lëvizni më shumë – Ecni sa më shumë dhe mos rrini gjatë ulur. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik mbron kundër kancerit të zorrës dhe gjoksit. OBSH në rekomandimet e saj këshillon 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë ose 75 minuta aktivitet intensiv.

Hani drithëra, fruta dhe perime – Duhet mesatarisht 30 gram fibra dhe 400 gramë fruta dhe perime në ditë.

Kufizoni ushqimin e shpejtë – larg hamburgerëve, pulës së skuqur, patateve të skuqura dhe pijeve kalorike apo të sheqerosura. Këto lloj ushqimesh industriale kanë zakonisht vlerë energjetike të madhe, por vlera ushqyese të reduktuara.

Kufizoni mishin e kuq dhe të përpunuar – produkte si sallami, proshuta, etj., duhen shmangur. Nëse konsumohet mish i kuq, jo më shumë se tre porcione në javë, rreth 300-350 gr.

Thojini jo alkoolit – studimet kanë treguar se alkooli mund të bëhet shkak për kancerin e gojës, grykëve, ezofagut, mëlçisë, zorrës, gjoksit dhe stomakut.

Mos përdorin integratorë ushqimorë –  nuk ka ende asnjë provë shkencore se integratorët ushqimorë mund të reduktojnë rrezikun e kancerit. Për shumicën e studiuesve, këtë rol e luajnë më mirë ushqimet e shëndetshme.

Ushqeni fëmijët me gji – ushqyerja me gji mbron edhe nënën nga rreziku i kancerit, por edhe fëmijët nga mbipesha, diabeti dhe disa forma të tumoreve.

Nëse diagnostikoheni, ndiqni këshillat e mjekut – personat që e fitojnë betejën me kancerin duhet të ndjekin një regjim ushqimor dhe program të aktivitetit fizik, të hartuar nga specialistët e fushës.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top