FB

February 26, 2022 | 8:15

“Rregulli i shahistit”, si ndihmon për të forcuar marrëdhëniet tuaja në jetë dhe biznes?

Si e përdorin personat “Rregullin e shahistit” për të forcuar marrëdhëniet dhe për të performuar nën presion? Ja se si një parim i thjeshtë i marrë nga loja e shahut mund t’ju ndihmojë në biznes dhe në jetë.

gettyimages-1164536745_495431_xcoubb

Kur jetoja në Nju Jork, një nga aktivitetet e mia të preferuara ishte të bëja një shëtitje nëpër Parkun e Sheshit të Uashingtonit, ku vizitoja edhe tavolinat e shahut. Atje, disa nga ne lojtarët fillestarë mblidheshin përreth dhe shikonin zotërinjtë më të moshuar që zhvillonin aftësitë e tyre në lojë. Sa herë që një lojtar bënte një gabim të madh, ne të tjerët zmbrapseshim të tmerruar.

Lëshonim gulçime të forta zemërimi, sikur të thoshim: “Si mund të gabosh ashtu”? Natyrisht, gjëja qesharake është se ndërsa të gjithë ishim të habitur që një lojtar i aftë mund të bënte një gabim kaq të pamenduar, shpesh i bënim të njëjtat gabime edhe vetë kur ishim në karrigen e lojtarit. Ekziston një shpjegim i thjeshtë përse ndodh kjo. Është më e lehtë të shohim gabime të mundshme kur nuk jemi në sediljen e “lojtarit”. Ne nuk jemi të lidhur emocionalisht me lojën. Rrahjet tona të zemrës nuk shpejtohen kur shohim një lëvizje të mirë, dhe nuk e ndiejmë stresin kur presioni rritet.

Më pëlqen t’i referohem kësaj si “rregulli i shahistit”. Rregulli i lojtarit të shahut bazohet në parimet e inteligjencës emocionale dhe mund t’ju ndihmojë jo vetëm në shah, por edhe në biznes.

Cili është rregulli i shahistit dhe si mund t’ju ndihmojë të krijoni marrëdhënie më të mira?

Rregulli i shahistit thotë: “Kur jeni në një situatë emocionalisht intensive, këndvështrimi juaj do të jetë drastikisht i ndryshëm nga ai kur nuk jeni në atë situatë.”

Ky rregull bazohet në një parim psikologjik të njohur si hendeku i perspektivës, i cili thotë se ne shpesh gjykojmë gabim se si do të reagonim (apo edhe si kemi reaguar) kur përballemi me një sërë rrethanash intensive. Tingëllon mjaft e thjeshtë, apo jo? Por njohja e këtij rregulli është vetëm hapi i parë. 

Tregoni më shumë ndjeshmëri.

Për shkak të hendekut të perspektivës, shpesh kur shohim dikë që bën një gabim të madh, priremi të gjykojmë se çfarë mund të kishte bërë ndryshe. Ne madje mund të mendojmë me vete: “Epo, kjo është ajo që ata marrin”. Këto reagime nuk ndihmojnë aspak në marrëdhënien tuaj me ta. Në të kundërt, rregulli i lojtarit të shahut ju ndihmon të kuptoni se përballja me rrethana të ngjashme, mendimet dhe emocionet tuaja mund t’ju bëjë (dhe ju kanë bërë) të veproni gabim. 

Ju mund të bëni të njëjtën gjë me emocionet tuaja.

Ashtu si një shahist mjeshtër që praktikon vazhdimisht të njëjtat lëvizje, ju duhet të stërvitni ndjenjat dhe reagimet tuaja emocionale. Kur praktikoni në mënyrë të përsëritur zakone të shëndetshme emocionalisht, ju mbështeteni në ato zakone kur jeni nën presion. Dhe kur jeni nën stres emocional, do të shmangni panikun dhe do të ktheheni te parimet tuaja kryesore, gjë që ju ndihmon të merrni vendime të mira.

Pra, nëse jeni duke u përpjekur për marrëdhënie më të shëndetshme, mbani mend rregullin e shahistit.

 

Përgatiti K.I / Burimi inc.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top