Në fokus

December 14, 2020 | 8:06

Rrezikshmëria e përdorimit të bombulave ambulatore të oksigjenit nga pacientët e infektuar me Covid

Covid-19 Corona, ky element viral tashmë i kthyer në një pandemi globale, vazhdon të zgjerojë rrezen e saj të infeksionit, por matematikisht violenca e saj po dekrementohet gradualisht. Sigurisht,  ardhja e dimrit do vazhdojë të ketë një ritëm të lartë infeksionesh dhe humbje jete në një numër të caktuar, por fatmirësisht humbjet e jetëve po ulen me anë të një numri faktorial të vogël.

Nga Ermand Mertenika, inxhinier fizikan

Nga Ermand Mertenika, inxhinier fizikan

Siç e kemi përmendur dhe më parë, ky element viral godet alveolën (njësinë tonë më të vogël të pulmoneve / mushkërive) duke u shumëzuar me anë të një progresioni gjeometrik për një kohë të shkurtër. Aktualisht, në këtë moment përdorimi i pajisjeve të tjera më të lehta është i mundshëm, duke evituar përdorimin në masë të aparaturave të shkallës së rëndë, të cilën ne i quajmë Ventilatorë Reanimacioni /  Respiratore.

Intubimi Endotrakeal, kjo fazë e fundit e aplikimit, është duke u evituar gradualisht pasi pacientët e infektuar me Covid-19 po mbahen nën terapi oksigjenimi me maskë ventilimi ose me tuba intranazale /  një lajm i mirë.

Gjatë kësaj periudhe ne kemi një rënie të aktivitetit të Covid-19 krahasuar 6-7 muaj më parë, pasi duke pasur parasysh që po bashkëjetojmë me Covid-19 Corona, sistemi imunitar i qytetarëve po fillon të fitojë një përshtatje ose një imunitet të lehtë ndaj këtij virusi, pra në njëfarë mënyre, kemi një periudhë relaksacioni të Covid-19. Pra hera-herës do kemi oshilacione të numrit të të infektuarve, por që aktualisht nuk flitet për valë të tjera.

Tashmë kemi një përdorim në masë të gjeneratorëve të oksigjenit dhe bombulave të oksigjenit, të cilat po ndihmojnë pacientët të ruajnë vlerën normale të nivelit të oksigjenit në gjak (94-99%). Pra, vlera normale e oksigjenit e matur në gjak me Sensorë Oksimetrikë të monitorit të pacientit ose me Sensorët Oksimetrikë të Lëvizshëm duhet të jetë (94-99 ose 100%).

oxygen-cylinderUlja e vlerës së oksigjenit nën vlerën 94% pra 85-93% e cila është një vlerë nën normale, duhet të trajtohet menjëherë pasi qelizat e kuqe të gjakut (eritrocitet nuk oksigjenohen në vlerën e duhur) pra, qelizat e kuqe (eritrocitet saturohen me oksigjen) dhe shpërndahen në të gjitha indet dhe organet e trupit, ndërsa rënia e vlerës së oksigjenit do të thotë, mos oksigjenim dhe mungesë saturimi në vlerë normale. Pikërisht kjo situatë fillon të dëmtojë qelizën e kuqe të gjakut dhe rënia e vlerës gjithnjë e më tepër nga 80-60 është një fazë ku qelizat kalojnë në një gjendje akute (pra degjenerim gradual i qelizës, e cila shkon deri në vdekjen e saj).

Pikërisht, tashmë, përdorimi i gjeneratorëve të oksigjenit ka dominuar mënyrën e trajtimit me terapi oksigjeni, por ajo që më bën përshtypje është fakti se pacientët po përdorin pa recetë të ashtuquajturat “Bombulat e oksigjenit” të cilat kanë mbingarkesë (over-presure) shumë të madhe. Këto bombula përmbajnë oksigjen të lëgshëm me një përqendrim apo presion shumë të lartë deri në 180 atmosferë dhe pikërisht janë shumë të dëmshme, pasi siç e dimë, oksigjeni është një element kimik i cili ndizet shpejt në flakë dhe presioni i lartë në bombul nga pakujdesia mund të shkaktojë shpërthimin e bombulës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore.

bombula-1

Bombulat e oksigjenit duhet të evitohen në përdorim pasi kjo nuk është zgjidhje. Përse?

Pacientët të cilët kanë vlera oksigjeni 84-93% mund të trajtohen në mënyrë të sigurtë me gjeneratorë oksigjeni, vlera e të cilëve u shkon 5-10 litra/min flok. Kjo vlerë e floë-t është mëse e lejueshme për terapinë e oksigjenimit. Pra gjeneratorët e oksigjenit nxjerrin oksigjenin nga ajri me anë të sistemit elektronik dhe filtrave. Personat të cilëve vlera e oksigjenit u zbret nga 80-60 duhet menjëherë të dërgohen në qendrat spitalore për të marrë trajtimin teurapeutik të oksigjenimit në mënyrë të sigurtë.

Çfarë ndodh nëse përdorim bombulat e oksigjenit në raste të tilla?

Bombulat e oksigjenit siç e përmendëm edhe më lart, kanë një presion shumë të lartë të oksigjenit të lëngshëm brenda bombulës. Kanë valvulën dhe Manometrin.

-Bombula e Oksigjenit  (Presioni 150 – 200 atmosferë)

-Valvula (Metal i thyeshëm)

-Mamomentri ( Kalibratori i vlerës së oksigjenit)

bombula-2

Shkaqet e rrezikshmërisë:

-Në qoftë se kemi një bombulë oksigjeni në shtëpi dhe pa dashje e afrojmë në një ambient shumë të ngrohtë ose afër sobës, apo afër ndonjë rezistence çfarë ndodh? (Mbase një shpërthim i bombulës si rezultat i presionit të oksigjenit të lëngshëm shumë të lartë “Over-Presure”

-Në qoftë se bombulën e afrojnë në një temperaturë të ftohtë dhe nëse bombola rrëzohet, valvula mund të thyhet (pasi në temperatura të ftohta metalet fitojnë vetinë e thyeshmërisë). Nëse valvula thyhet, presioni është aq i lartë saqë përsëri bombula mund të shpërthejë dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale dhe dëme njerëzore (humbje jete).

-Personat të cilët kanë vlerën e oksigjenit nën 80 do u presohet oksigjen 15 – 20 Litra në minutë (sasi shumë e lartë e presionit në mushkëri / pulmone). Kjo mund të shkaktojë Rupture ose dëmtim akut dhe ekstrem të lobeve të mushkërive, duke i shkaktuar Hemorragji nga Rritjen e Manometrit.

-Në qoftë se Manometri dëmtohet, çfarë ndodh? Dëmtimi i manometrit do të thotë që ne nuk e kalibrojmë dot vlerën e oksigjenit për t’u aplikuar te pacienti dhe kjo do shkaktojë dëmtim të madh të mushkërive, duke i shkaktuar Rupturën (çarje dhe hemorragji).

ct-scan

Këshillat:

1-Në këtë kohë pandemie e rëndësishme është të kemi një Puls-Oksimetër në familje ku çdo ditë të masim vlerën e oksigjenit në gjak.

2-Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 93 – 85 përdorni Gjeneratorët e Oksigjenit (Janë të sigurtë).

3-Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 84 – 60 (personi duhet të dërgohet, por trajtim më të specializuar në qendrën spitalore për trajtimin e sigurtë me oksigjeno-terapi).

4-Mbroni veten me anë të maskës, qoftë dhe të lehtë (FFP2) për të evituar marrjen e sasisë së madhe të elementit viral (Covid-19).

5-Dezinfektoni duart shpeshherë me alkool mbi 70% ose me dezinfektantë me përmbajtje alkooli.

6-Mbani distancë të paktën 1 metër nga të tjerët.

7-Hani shëndetshëm dhe ushqime jo me përmbajtje të lartë sheqeri dhe kolesteroli.

8-Aplikoni gjimnastikë apo vrapim të lehtë në mëngjes dhe në darkë.

9-Stimuloni energjinë pozitive për të evituar gjenerimin e hormonit të kortizolit (hormoni më i dëmshëm në organizëm, i shkaktuar nga STRESI.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top