Në fokus

April 28, 2018 | 12:23

Rritet me 15% brenda vitit, numri i fëmijëve me autizëm

Të dhëna alarmante për fëmijët e prekur nga autizmi. Vetëm në një vit është rritur me 15% numri i fëmijëve të prekur nga autizmi. Këto janë të dhënat e publikuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Mësohet se një vit më parë raporti për shfaqjen e autizmit ishte 1 në 68 fëmijë, ndërsa këtë vit shifrat arrijnë në 1 në 59 fëmijë.

Prevalenca e autizmit tregon se numri i të diagnostikuar është 3-fishuar gjatë 2 dekadave të fundit, duke sjellë një gjendje alarmi tek specialistët.

Sipas tyre në vitin 2000 mundësia që një fëmijë të diagnostikohesh me autizëm ishte 1 në 150 ndërsa tashmë ka arritur në 1 në 59.

E nëse vijohet me këto ritme specialistët e qendrës parashikojnë që pas disa dekadave numri i fëmijëve autik do jetë i njëjtë me ato të fëmijëve normal.

Çrregullimi i spektrit të autizmit i referohet një sërë çrregullimeve zhvillimore të karakterizuara me vështirësi të ndërveprimit social, komunikimit dhe një tendencë për ripërsëritje veprimesh.

Fëmijët që diagnostikohen me këtë çrregullim mund të përjetojnë dhe probleme njohëse, emocionale, ankth dhe në disa raste dhe depresion.

Të dhënat kërkimore për Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se kjo sëmundje në 85% të rasteve shfaqet në moshën tre vjeçare.

Burimi / http://www.intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top