Mirëqenie

November 9, 2020 | 8:20

Sa e sa gjëra mund të ndryshojmë në jetën tonë, vetëm e vetëm me pak përkushtim në ndryshimin e ambientit

 

Nga Zeli Koldashi, arsimtare

E keni menduar ndonjëherë se mossuksesi juaj lidhet drejtpërdrejtë me ambientin ku jetoni dhe atë të cilin e frekuentoni?

Ndoshta është një ambient familjar mbytës, një grup shoqëror toksik ose jeni thjesht ju që nuk krijoni ambientin e duhur për të marrë ‘oksigjenin’ që nevojitni.

A ndiheni përherë se e keni kapacitetin e duhur por nuk mund të ‘shkëlqeni’ aq sa duhet sepse rrethanat nuk janë të tilla? Ndiheni të mbytur dhe të pamundshëm për të shprehur veten siç jeni? Ndjeni se talenti juaj po shkon dëm? Atëherë, juve jeni një ‘lule’ që nuk çel sepse ndodhet në ambientin e gabuar.

Teologu, motivuesi dhe shkrimtari i disa librave të famshëm si ‘Qëllimi’, ‘Vetëperceptimi’, Aleksandër Den Hejër, ka thënë një shprehje shumë të bukur: ‘Kur një lule nuk çel, ju rregulloni mjedisin në të cilin rritet, jo lulen’. Kjo teori është përdorur gjerësisht në shumë fusha të ekonomisë, edukimit dhe të marketingut nëpër botë. Rastet konkrete dhe të suksesshme janë të pafundme nga kompani apo institucione të ndryshme që kanë filluar ndryshimin e ambientit të punës, nga gjërat më bazike si ri-arredimi i mobilieve deri tek ndryshimi i ambientit dhe kalimi në një ambient tjetër. Dhe gjejeni çfarë? Kjo ka dhënë suksesin e duhur dhe rezultatet pozitive tek çdo punonjës në atë kompani.

Por përse mos ta vendosim ketë thënie në praktikë dhe në fusha të tjera të jetës sonë? Cili do ishte vërtetë ndikimi i kësaj thënieje nëse e kthejmë në mënyrë jetese?

kateeecapAtëherë më lini t’u sjell disa shembuj konkretë nga anketa të cilat personalisht i kam bërë me një mësuese të shkollës fillore, këtu në Tiranë.

Mësuese Mira, 32 vjeçe ndan eksperiencën e saj në vitet e para te punës dhe në momentin që zbuloi ketë thënie rastësisht duke shfletuar në internet, dhe prej aty filloi të reflektonte mbi punën e saj se si mund ta sillte në praktikë. Ajo thotë:

Si një mësuese e re për mua ishte shumë e vështirë të shikoja që disa nxënës nuk kishin interes për orën e anglishtes, dhe ajo çfarë më mërziste jashtë mase ishte se këta nxënës ishin shumë të talentuar dhe inteligjentë. Atëherë fillova të mendoja se çfarë mund të bëja që t’u rrisja interesin këtyre nxënësve, në mënyrë që ata të mos ndrydhnin kapacitetin e tyre dhe të ishin të kënaqur si gjysma tjetër e klasës. Fillova të mendoja se si mund të bëja ndryshime të vogla në ambientin e klasës. Ri-arredova klasën, bëra disa ndryshime të vogla në dukje por që të gjithë nxënësit e vunë re dhe u ndikuan pozitivisht ndaj tyre. Ndryshimet ishin vendet në të cilat nxënësit qëndronin, shoku i bankës, dhe sollëm disa lule nga shtëpia dhe i vendosëm në klasë. E ndryshova qëndrimin e bankave në mënyrën tradicionale në vendin tonë që bankat vihen njëra pas tjetrës dhe i vura ato në rrathë dhe përballë njëra-tjetrës dyshe. Nxënësit ndryshuan komplet, madje dhe puna në grup. Ndërsa nxënësit e pa interesuar filluan të ndihen më mirë dhe jo të veçuar. Rezultati qe fantastik, dhe jam falenderuese që hasa në ketë thënie dhe gjeta mënyrën për ta vënë në praktikë. I bëj thirrje dhe kolegeve të tjera, të mundohen ta vendosin këtë thënie në zbatim sepse rezultatet janë reale’.

Ne sapo lexuam historinë e një mësueseje, por në sa e sa fusha mund ta vendosim në praktikë këtë thënie? Sa e sa gjëra mund të ndryshojmë në jetën tonë, vetëm e vetëm me pak përkushtim në ndryshimin e ambientit. Rezultatet do jenë fantastike!

Kjo thënie mund t’u ndryshojë perspektiven në jetë, menjëherë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top