FB

January 28, 2022 | 8:15

Sa kafeinë konsiderohet shumë?

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për kafe, çaj, apo pije energjike, shumica e amerikanëve e marrin kafeinën në mëngjes: Administrata e Ushqimit dhe Barnave vlerëson se katër në pesë persona zgjohen çdo ditë duke konsumuar kafeinë. Fatmirësisht, ne qëndrojmë nën nivelin në të cilin bëhet jashtëzakonisht shqetësues. (Klinika Mayo e vendos këtë numër 400 miligramë në ditë, ose ekuivalente me katër filxhanëve kafe). Gjithashtu ka shumë arsye për të menduar se kafeina është në të vërtetë shumë e shëndetshme edhe përtej shpërthimit të energjisë që përmirëson jetët e njerëzve në mënyra të dukshme.

Kafeja nuk është (domosdoshmërisht) armik

Ndërsa disa studime në të kaluarën e kanë lidhur kafen me sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës, ato kishin të meta – shumica e pjesëmarrësve në ato studime pinin gjithashtu duhan. Pranverën e kaluar, Frank Chu, kryetar i Departamentit të Ushqyerjes në Harvard T.H. Chan School of Public Health vuri në dukje se kafeja është e lidhur me një sërë efektesh pozitive: një gjasë më të ulët për diabetin e tipit 2, kancerin e mëlçisë, sëmundjen e Parkinsonit dhe sëmundjet e zemrës.

Sigurisht, kjo supozon se konsumi juaj i kafesë është i moderuar; Chu thotë se kjo është midis dy dhe pesë filxhan në ditë për shumicën e njerëzve. Në librin e tij të ri, Michael Pollan thekson se konsumimi i tepërt – si tetë filxhanë në ditë – është i lidhur me ankthin dhe shkallën më të lartë të vetëvrasjeve. Nëse pirja e shumë filxhanëve me kafe ju bën të shkoni shpesh në tualet, kjo është diçka tjetër për t’u parë: Urinimi i tepërt mund të nënkuptojë se po humbisni lëndë ushqyese si kalciumi. Por ky nuk duhet të jetë një problem i madh: ju mund ta balanconi atë duke ngrënë zarzavate me gjethe apo edhe një grusht arra.

Çfarë tjetër përmban kafeina juaj?

Jo të gjithë e duan kafenë e zezë dhe nëse jeni duke shtuar një sasi të madhe kremi dhe disa lugë sheqer, duhet ta merrni parasysh edhe këtë. Pijet me kafeinë mund të jenë një opsion për njerëzit që nuk e shijojnë kafenë, por ato sjellin probleme të dukshme. Një kanaçe Coca-Cola përmban 39 gram sheqer, që është mbi 80% e dozës së rekomanduar ditore.

Ndërsa sheqeri në sasi të kufizuar është i mirë, ne gjithashtu e dimë se sheqeri i tepërt shkakton dëme në trup, duke kontribuar në rreziqe më të larta të obezitetit dhe diabetit të tipit 2. Një udhëzues i mirë është ajo që rekomandon Shoqata Amerikane e Zemrës: gjashtë lugë çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe nëntë për burrat. Ajo kanaçe me kola ka 10 lugë çaji.

Të jetosh në kohë të huazuar

Është e dobishme të kuptoni se çfarë po ndodh në të vërtetë brenda trupit tuaj: Kafeina vepron duke bllokuar molekulën e adenozinës, e cila ju bën të ndiheni të përgjumur. Pollan ka një shpjegim të qartë dhe konciz të asaj që po ndodh: Në një farë kuptimi, çdo grimë kafeinë që vendosni në trupin tuaj është thjesht energji e huazuar. Nuk është çudi që konsumuesit e rregullt të kafesë mund të kenë një ndjenjë përplasjeje pasdite, ndonjëherë duke kërkuar një filxhan tjetër për të arritur në fund të ditës së punës dhe atëherë mund të fillojnë problemet.

Gjumi është gjëja më e rëndësishme

Gjumi i mirë është po aq i rëndësishëm për shëndetin e mirë sa dieta dhe stërvitja. Kafeina mund ta pengojë atë. Jeta e kafeinës është 12 orë. Nëse pini një filxhan çaj ose kafe në mesditë, ose pini një pije të gazuar me drekën tuaj, ka ende kafeinë që qarkullon në trurin tuaj kur bini për të fjetur. Është padyshim edhe më keq nëse e pini shumë afër me orarin e gjumit.

Ky mund të bëhet një rreth vicioz: Gjumi i dobët do të thotë më shumë kafeinë…që vetëm sa e përkeqëson gjumin tuaj. Siç thotë Pollan, “[kafeina] nuk është vetëm një shkak kryesor i mungesës së gjumit është gjithashtu mjeti kryesor ku mbështetemi për të zgjidhur problemin”.

Pra, nëse keni probleme me gjumin, mendoni mirë për zakonet tuaja të kafeinës. Provoni të gjurmoni konsumin tuaj ose të vendosni një kohë të caktuar pas së cilës pini vetëm kafe pa kafeinë. Kjo mund të nënkuptojë disa pasdite të vështira, por gjumi cilësor do të thotë gjithmonë më shumë energji.

 

 

Burimi / https://www.gq.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top