Mirëqenie

August 8, 2018 | 11:00

Si t’u përgjigjemi pyetjeve të sikletshme të fëmijëve?

Si t’i përballojmë temat delikate dhe pyetjet me spec që bëjnë fëmijët? “Mami, si lindin fëmijët?”, “Ani më ka puthur dhe kam frikë mos mbetem shtatzënë”. “Ajna mendon se Babagjyshi nuk ekziston. Si mendon ti mami?”… pyetje me të cilat çdo prind haset, së paku një herë në jetë, e ndonjëherë nuk di si të përgjigjet.

T’u përgjigjesh pyetjeve të fëmijëve për tema delikate është shpesh e vështirë. Por dhënia e përgjigjes është e rëndësishme: raporti me fëmijët duhet bazuar në sinqeritet dhe qartësi. Fëmijët kanë shpesh nevojë për përgjigje dhe konfirmime. Përgjigjja e prindërve i bën të ndihen të sigurt. Është pra e nevojshme që prindërit të jenë të disponueshëm dhe pikë referimi për fëmijët e tyre, të gatshëm për të dhënë përrgjigje për kërkesat e tyre. Por cilat janë fjalët që duhen përdorur?

 

Mos jepni përgjigje të ngutura
Nëse nuk jeni të përgatitur, ose keni dyshime se si duhet të përgjigjeni, sidomos për të shprehur koncepte, mos u përgjigjni dhe thojini fëmijës se keni nevojë të informoheni. Jepini kohë vetes për të gjetur fjalët e duhura, duke pasur parasysh karakterin dhe moshën e fëmijës. E rëndësishme është që t’i vini vetes një afat. Mungesa e përgjigjeve rrezikon që prindërit të humbasin besimin e fëmijës dhe i jep atij mundësinë që ta shuajë kërshërinë që ka jashtë familjes.

 

Informohuni për njohuritë e tij
Nëse fëmija ju bën një pyetje, me shumë gjasa është informuar edhe nga burime të tjera: vëllai më i madh, shoku apo shoqja e klasës, televizioni ose një diskutim të mëdhenjsh ndaj të cilit ka qenë i vëmendshëm… “Ku e ke dëgjuar?”, “Nga kush?”… informohuni para se të përgjigjeni. Mësoni nëse fjalët që thotë kanë në origjinë dyshimet apo kuriozitetin e tij. Mund të korrigjoni ose të vlerësoni informacionet aq ai ka e që do t’i ndajë me ju. Përpiquni gjithnjë të ushqeni raportin me fëmijën tuaj: do të përmirësonte vetëvlerësimin e tij dhe bashkëpunimin tuaj.

 

Jepni përgjigje të kujdesshme dhe të vërteta

Fëmijët i duan përrallat, tregimet me fantazi brenda. Por është e nevojshme  që të mësojnë qysh të vegjël dallimin mes realitetit dhe fantazisë. Jini sa më të sinqertë të jetë e mundur. Të vegjlit janë kureshtarë dhe ka të ngjarë që përgjigjja juaj t’i kënaqë. Por nëse zbulojnë se nuk i keni thënë të vërtetën rreth temës, ata do të humbin besimin te ju. Rrezikoni që ai të mos ju ketë më një pikë referimi.

Përgaititi: Manjola EREQI

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top