Studim

November 5, 2020 | 8:30

Sa më shumë që flini aq më pak stres përjetoni

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Kembrixhit në Angli, ekziston një lidhje e fortë midis mungesës së gjumit dhe mendimeve të padëshiruara. Ja se çfarë gjetën studiuesit dhe pse është domethënëse.

Lidhja midis gjumit dhe mendimeve të padëshiruara.

Për studimin, studiuesit vendosën të provonin se sa mirë mund të menaxhonin pjesëmarrësit mendimet ndërhyrëse dhe negative pasi u privuan nga gjumi.

Si autor kryesor i studimit, Marcus Harrington vëren: “Për shumicën e njerëzve, ndërhyrjet në mendime kalojnë shpejt, por për ata që vuajnë nga gjendje psikiatrike të tilla si çrregullimi i stresit post-traumatik, ato mund të jenë të përsëritura, të pakontrollueshme dhe shqetësuese”.

60 personave që morën pjesë iu treguan fotografi të skenave negative dhe atyre neutrale dhe iu kërkua që të shoqëronin disa fytyra me secilën skenë. Atë natë, gjysma e pjesëmarrësve fjetën normalisht ndërsa gjysma tjetër u privua nga gjumi. Atëherë ata u treguan të njëjtat fytyra të nesërmen dhe u kërkuan të shtypnin mendimet për skenën me të cilën shoqërohej secili.

Çfarë doli nga studimi

Ekzistonte një lidhje shumë e fortë midis privimit të gjumit dhe rritjes së mendimeve të padëshiruara. Pjesëmarrësit e privuar nga gjumi kishin gati 50% më shumë mendime të padëshiruara sesa grupi i kontrollit. Nga ana tjetër, grupi i kontrollit, u bë më i mirë në menaxhimin e mendimeve të padëshiruara dhe ata gjithashtu treguan një përgjigje më të ulët të stresit gjatë studimit. E njëjta gjë nuk ishte e vërtetë për ata që ishin të privuar nga gjumi.

“Studimi ynë sugjeron se humbja e gjumit ka një ndikim të konsiderueshëm në aftësinë tonë për të mbajtur larg mendimet e padëshiruara” vëren Harrington.

 

 

 

Burimi / https://www.mindbodygreen.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top