Të gjithë e pyesni veten në lidhje me dietën që duhet të mbani, por rezultati është ai që ka rëndësi. Ja ku vjen dieta kineze, e cila do t’ju ndihmojë të humbisni peshë shumë shpejt. Ja çfarë duhet të konsumoni:
- Në çdo vakt konsumoni oriz
Për kinezët ushqimi i stinës është orizi. Ata e konsumojnë pothuajse në çdo vakt dhe nuk marrin shumë kalori. Ai është i payndyrshëm dhe i pasur me fibra. Mos harroni!
- Hani derisa të ngopeni
Kinezët nuk ngrihen nga tavolina pa u ngopur, ndryshe nga perëndimorët. Kjo gjë i ndihmon të mos kenë çrregullime. Gjithashtu metabolizmi i trupit funksionon edhe më mirë.
- Mos konsumoni ushqime të thata
Ushqimet e lëngshme janë kryesore për vaktet e përditshme të kinezëve. Mos harroni se ushqimet e thata ju shtojnë në peshë dhe nuk do mundeni dot t’i hiqni me lehtësi. Supa, ose pjatat me ushqime të lëngshme janë ideale për të pasur një trup të bukur.
- Pini çaj jeshil
Kinezët e konsumojnë shumë çajin jeshil, pasi ndihmon tretjen dhe rregullon metabolizmin. Duhet ta konsumoni sa më shumë gjatë ditës dhe do shikoni rezultatet e mira.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.