FB

December 8, 2023 | 7:33

Sëmundjet që shkaktohen nga pagjumësia

Gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor. Mungesa e vazhdueshme e gjumit është e lidhur me një rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, tension të lartë të gjakut, diabet dhe goditje në tru.

Sëmundjet që shkaktohen nga pagjumësia:

1

  1. Alzheimer

Në një studim të vitit 2013 kryer nga Universiteti John’s Hopkins, hulumtuesit arritën në përfundimin se mungesa e gjumit mund të jetë shkak i Alzheimer (ALS). Gjumi është thelbësor për eliminimin e “mbeturinave cerebrale.”

  1. Kanceri i prostatës

Në një studim ku morën pjesë 2,425 burra islandezë mes moshës 67 dhe 96 vjeç, hulumtuesit zbuluan se njerëzit me probleme të gjumit ishin 60 për qind më shumë të rrezikuar për zhvillimin e kancerit të prostatës.  Shkencëtarët ia atribuojnë lidhjen midis kancerit të prostaës dhe privimit të gjumit niveleve të ulëta të melatoninës.

  1. Sëmundje kardiovaskulare

Në një studim 14-vjeçar të 657 meshkujve rusë, dy të tretat e atyre që kanë përjetuar një sulm në zemër kishin çrregullim të gjumit.

  1. Obezitetit dhe diabetit

Në studimin e 19 njerëzve, hulumtuesit zbuluan se ata që flinin vetëm katër orë në natë kishin nivele të larta të acidit yndyror brenda gjakut.

  1. Mendime vetëvrasjeje, ose vetëvrasjen

Gjatë një studimit 10-vjeçar, ku morën pjesë 420 pjesëmarrës, ata që vuanin nga mungesa e gjumit ishin 1.4 herë më të rrezikuar për t’i dhënë fund jetës së tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top