A i mbani mend makaronat e shtëpisë të bëra vetë nga gjyshja? Normal që po. Ajo ndjesia taze, e butë, e shijshme në gojë, deri aroma fantastike e vezëve dhe miellit përzier së bashku. Sot, në kohën e modernizmave, është e pamundur të gjesh ritmin e të ndalesh për ta zënë atë brumë aq të lehtë për t’u gatuar. Dhe receta është e thjeshtë, sepse veç miell të pastër dhe vezë organike do. Nuk është koha të mendoni gjatë për t’u marrë me të gjitha. Në fund të fund, lezeti i gatimeve tradicionale u shkon më për shtat atyre që e ushtrojnë si profesion e që njihen si mjeshtra të traditës.
Maurizio Cantalini ndryshe nga dy diploma që ka, një për gjuhë të huaja dhe një për administrim biznes, ka 25 vjet që punon si një mjeshtër i pasta-ve italiane, traditë e trashëguar nga familja e tij. Prej pesë vitesh ai ka hapur aktivitetin e tij në Tiranë me dy ambiente. “Vita 99”, Restorante dhe Piceri, janë ngritur në rrugën “Komuna e Parisit” vetëm disa metra larg njëra-tjetrës. Ishte në fakt një zhvendosje e aktivitetit nga vendi i lindjes në 2009, ku l’Aquila u përfshi nga një seri tërmetesh e për pasojë u rrafshua. “Vita 99” është RIJETA pas tërmetit, një ndjesi emotive që përkoi me ngritjen e këtij aktiviteti në Tiranë ndërsa shifra 99 më shumë se sa receta, është numër i qytetit të Maurizio Cantanelit, ku l’Aquila njihet si qyteti i 99 kështjellave, 99 burimeve ujore, 99 kishave etj.
“Vita 99” për një jetë shumë të shëndetshme
“Vita 99” është kuzhinë tradicionale italiane, me receta të thjeshta, të personalizuara, perfekte dhe të çastit. Sekreti qëndron tek cilësia e produkteve, të cilat vijnë nga Italia, si mielli i pastër, produktet e sallamerisë, bulmeti dhe vera. Mirëqenia qëndron në atë që, edhe nëse i konsumon fort, nuk vë peshë. Për Cantanelin “kuzhina është kohë edhe për përgatitjen e një recete, nëse dikush e ka me nxitim. Ajo që preferojnë më së shumti klientët janë recetat tipike italiane si: taliatele me ragu bolonjeze, karbonara, spageti alla matriciana, por dhe ato të personalizuara, si spageti me pesto të freskëta, pomodorini e parmigiano dhe straçatela, krem djathë dhe mocarela. Shije shumë verore, fantastike. Gjithashtu dhe ravioli me krem shafrani dhe kungull. Shafrani është nga qyteti im, shumë i njohur në botë për kultivimin e tij”.
“Vita 99 Restorante dhe Piceri”
Restoranti i parë në bllokun e “Komunës së Parisit” një ambient popullor në pjesën e jashtme dhe me hapësirë prej 44 vendesh në brendi të tij. Identifikohet lehtësisht nga dekori i makaronave të shumëllojshme, emblemë e këtij aktiviteti. Ndërsa restoranti i dytë, i cili funksionon edhe si bar, ndodhet në anën të stadiumit “Selman Stermasi” me një kapacitet edhe më të madh në dy restorantet e tij, njëri prej tyre tavernë, komode për organizimin e mbrëmjeve festive.
Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”, Pranë Stadiumit Dinamo, Tiranë, Cel: 069 8697777 / 0696821322 / 0694442258, Facebook: Vita99 barbecue&pizza
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.