Këshilla & Arsye

March 16, 2018 | 14:01

Shenjat që tregojnë se meritoni të paguheni më shumë

Përgjithësisht të gjithë kanë ankesa për punën e tyre. Disa thonë se shefi ua nxin jetën, disa të tjera thonë se janë të mbingarkuar e pjesa më e madhe mendojnë se paguhen më pak nga sa meritojnë. Por ky nuk është një fenomen që ndodh vetëm në vendin tonë.

Në Amerikë vetëm 19% e punëtorëve thonë se janë të kënaqur me pagën e tyre, ndërkohë që 54% e të anketuarve janë të pakënaqur e do të dëshironin të fitonin një rritje page.

Por a keni të drejtë kur mendoni se jeni të nën paguar? Apo është thjesht ambicia njerëzore e cila kërkon të përfitojë sa më shumë të ketë mundësi?

Nëse ndodheni në një nga situatat e mëposhtme, atëherë keni të drejtë të kërkoni një të tillë.

Kur kolegët tuaj marrin më shumë dhe ju bëni të njëjtën punë si ta.

Kur shikoni që të dhënat tregojnë se jeni më produktivë se kolegët tuaj.

Kur kolegët tuaj marrin promovime.

Kur zhvilloni aftësi të reja për ta kryer më mirë punën tuaj por nuk merrni asnjë rritje page.

Kur kompania ku ju punoni ofron pagë më të lartë për një pozicion të ngjashëm me tuajin.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top