Dëshmi

September 13, 2020 | 18:42

Shihemi në gjyq / Tragjedia në familjen e Burbuqe Radës, pas humbjes së djalit, ish-bashkëshorti kërkon pjesë nga pronësia

 

Përgatiti Orjona Tresa

Artistja e mirënjohur e festivaleve të këngës, Burbuqe Rada, ka qenë sot pjesë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës që është pjesë e emisionit “E diela Shqiptare”. Fati jo i mirë, që në rininë e saj, e ka ndjekur deri më sot, duke renditur në kalvarin e vuajtjeve, dhimbje që nuk shuhen.

3Pas divorcit në vitin 1987, Burbuqe Rada mbeti e vetme me djalin e saj, Erminin, apo Erin siç e thërriste. Me gjithë vështirësitë e një nëne të vetme, ajo arriti ta edukonte dhe shkollonte të birin. Kjo artiste nuk mundi të shijojë pjesën që duhej të ndodhte më pas, atë të të qenit edhe një gjyshe e gëzuar.

2

Por jo vetëm që nuk e arriti këtë gëzim, por iu desh të përballej me fatkeqësi të njëpasnjëshme, gjurmë të shënuara brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Artistja do të humbte para gjashtë muajsh motrën e saj me të cilën jetonin bashkë me prindërit e saj, ndërsa në qershor do të përballej me një dhimbje edhe më të fortë, me humbjen e të birit.

Për Burbuqen nuk do të mbaronte këtu dhimbja. Atë nuk e la të qetë as kërkesa e ish-bashkëshortit, 33 vjet pa u parë, të kërkonte pjesën e shtëpisë nga certifikata e pronësisë së shtëpisë ku ishte pjesë përbërëse dhe i biri. I larguar që kur i biri kishte lindur, sot i martuar dhe me dy fëmijë, babai i Erit del në skenë dhe duke u justifikuar me ligjin, thotë se i takon pjesa e të birit të ndjerë.

Në seancën e sqarimit në “Shihemi në Gjyq”, Burbuqe Rada ishte thirrur për një mosmarrëveshje për shitjen e shtëpisë, procedurë e cila ishte zvarritur pas vdekjes së Erit. Burbuqja ia kishte premtuar Afërdita Jonuzit shitjen e banesës. Kjo e fundit i kishte dhënë një kapar, por shitja nuk realizohet sepse një person i tretë bëhet pengesë. Dhe këtu del në skenë ish-bashkëshorti i Burbuqes, i divorcuar prej 33-vitesh, i cili pretendon të marrë pjesën e trashëgimisë së shtëpisë së djalit të ndjerë.

1

Afërdita me të drejtë kërkon shtëpinë sipas premtimit, por Burbuqja që ende vajton për djalin i duhet të përballet për së dyti me ish-bashkëshortin.

5

Në seancën e drejtuar nga juristja e mirënjohur Eni Çobani, e cila dëgjoi të gjitha palët, përfshirë dhe bisedën telefonike me ish-bashkëshortin e Burbuqes, premtoi se moralisht, me ndërgjegjje dhe dëshirën për të arritur do të arrijë një marrëveshje pozitive (në kushtet prej të cilave ndodhet dhe Burbuqja). Znj.Eni premtoi se do ta takojë nga afër ish-partnerin e artistes, duke dëshiruar zgjidhjen e drejtë për të gjithë.

 

4

Burimi TvKlan #edielashqiptare #shiheminegjyq

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top