Njolla nga vera e kuqe është si një makth. Ideja e rënies në mbulesë të mirë, e cila është e bardhë, shkakton … tmerr! E njëjta gjë, nëse ajo bie mbi qilim. Por, edhe për këtë aksident ekziston një zgjidhje.
Pra, çfarë mund të bëni nëse përballeni me një njollë të kuqe të verës.
Verë e kuqe në rroba
Mos e fshini me peshqir, sepse ajo do të përkeqësohet! Nëse është e mundur hidhni pak kripë mbi të ndërsa është ende e lagur. Kripa është një armë efektive anti-njollë, sepse ndalon thithjen e lëngjeve nga pëlhura e veshjes. Gjithashtu, soda e bukës është shumë efektive.
Kujdes: Mos hidhni mbi njollën ujë të ngrohtë, sepse nxehtësia mund ta përqëndrojë atë!
Verë e kuqe në mobilje dhe qilima
Fshini lehtë njollën me letra për kuzhinë ose përhapni kripë, duke e lejuar atë të thithë lëngun. Mund t’i hidhni pak alkool dhe ta thithni me sfungjer. Lëreni për 10 minuta. Përsëriteni këtë procedurë derisa të zhduket njolla.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.