FB

July 17, 2021 | 8:33

Shkenca: Ata që postojnë fraza motivuese në Facebook janë më pak inteligjentë se mesatarja

Një studim ka theksuar se, në vend që t’i japë rëndësi kuptimit të thellë të fjalisë, mbizotëron kënaqësia e tingullit dhe ritmit në zgjedhjen e frazave motivuese. Për nivelin e inteligjencës së individit kjo është një shenjë e keqe.

1

Kush nuk ka një mik në Facebook që nuk bën gjë tjetër veçse poston citate, fraza motivuese, shprehje të shkëlqyera – shpesh të shkruara në sfonde piktoreske? Të gjithë kanë të paktën një të tillë, dhe të gjithë e përbuzin. Dhe bëjnë mirë, sepse sipas një studimi shkencor, njerëzit që postojnë këto fjali-margaritarë të mençurisë janë më budallenj se mesatarja. Tekstualisht: kanë një inteligjencë më të ulët.

Pasi iu dorëzuan një numër personash disa fraza, iu kërkua atyre që t’i vlerësonin. Disa ishin të thjeshta, por të sheshta: “Shumë njerëz e duan muzikën”. Të tjerët, nga ana tjetër, ishin më të thellë dhe më kërkues: “Natyra është një ekosistem vetë-rregullues i vetëdijes”, shpikur nga pedagogu Deepak Chopra. Të tjerët, megjithatë, ishin fjali të rastësishme të krijuara nga një sit.

Dhe shikoni pak, disa njerëz nuk kanë arritur të kuptojnë ndryshimin midis fjalive më të thella (por autentike) dhe atyre të shpikura nga programi. Sipas studiuesit përgjegjës për kërkimin, më shumë sesa kuptimi i fjalisë, këtyre njerëzve u pëlqente tingulli i fjalëve, ritmi, përbërja. Dhe kjo vetëm konfirmon se “disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj kësaj lloj marrëzie”.

Sipas studiuesit, do të ishin “më pak reflektues, më pak të pajisur me aftësi njohëse (inteligjencë numerike, verbale dhe fluide), duke krijuar më shumë konfuzione ontologjike dhe të besuarit lehtësisht në komplote, besime fetare, ilaçe paranormale, alternative dhe plotësuese”. E kush e di, mbase janë të njëjtët që nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi linkiesta.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top