FB

July 21, 2021 | 8:50

Shoqëria terapi për shëndetin e njeriut…

Terapitë psikologjike fokusohen tek socializimi. 30 minuta kurs vallëzimi, një orë shëtitje me miq, 15 minuta biseda në bar, të gjitha çdo ditë për një muaj, kjo është receta e firmosur nga psikologët kundër vetmisë në Britani. Pra socializimi, veçanërisht pas pandemisë dhe vështirësive që solli është më i rëndësishëm edhe se ilaçet.

Sipas ekspertëve të fushës, ndërveprimi shoqëror është thelbësor për të luftuar vetminë dhe izolimin dhe për të shuar pasojat e distancimit social. Qeveria e Wellsit këtë rregull të ri e ka futur në listën e 5 prioriteteve primare për 5-vjeçarin e ardhshëm.

Një neuroshkencëtare britanike ka shpjeguar për BBC se vetmia ishte një proces që nuk nisi me pandeminë, por gjatë kësaj të fundit mori përmasa shumë më të gjera. Gjithashtu edhe më parë kjo tendencë ishte mjaft e pranishme dhe hasej më shpesh tek të rinjtë dhe jo tek të moshuarit. Tendenca vijon dhe vetmia dhe pasojat që ajo shkakton sot konsiderohen nga komuniteti shkencor ndërkombëtar me dëm më të lartë sesa duhani dhe obeziteti.

Ajo që theksohet është se shëndeti mendor është më i rëndësishëm dhe duhet të kishte të njëjtën rendësi me maninë e kurimit të trupit. Shëndeti mendor vijon të jetë mjaft i nënvlerësuar dhe personat që ndjejnë vetminë, kanë dyfish më tepër risk për të vuajtur nga patologji të rënda mendore.

 

Burimi / KlanNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top