Editorial

March 31, 2018 | 9:37

“Shqiptarët për shqiptarët”, rikthjenë dritë në shtëpinë ku kishte pllakosur errësira

Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri kanë ndërruar sërish profesion gjatë emisionit së sotëm “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24”. Kjo nuk është hera e parë që ata të dy përveshin mëngët dhe i futen punës.

I kemi parë në kuzhinë duke qëruar patate e duke grirë qepë. Drekën e gatuar ua shpërndanë të pastrehëve në Tiranë. Edhe kësaj radhë puna e tyre si bojaxhinj ka pasur një mision fisnik. Shtëpia që kanë lyer është në Kërrabë. Elvisi dhe Sidriti ishin në banesën e Merushe e Petrit Qosjes, ku vetëm dy javë më parë Elvis Naçi ndihmoi familjen për të shlyer borxhin e akumuluar nga OSHEE.

Këngëtari Sidrit Bejleri nuk ka mundur të fshehë atë çka ai di të bëjë më mirë, të këndojë. Pasi ja ka marrë një kënge nga Elbasani me bojaxhiun e vërtetë, ai e përfundoi performancën me arie nga opera “Berberi Seviljes”, duke habitur dhe Elvis Naçin për një moment.

“Puna nuk bëhet pa qejf” thotë këngëtari në banesën e familjes Qosja në Krrabë.

Banesa e familjes Qosja është varfëria vetë. Dritaret janë të improvizuara me dërrasa. Dyert janë të shkatërruara, tavani fut brenda çka bie jashtë. Dy divane të vjetër, një tavolinë e vogël, një tapet i vjetruar, këto janë pak orenditë brenda banesës.

Elvis Naçi vizitoi familjen dy javë më parë dhe pa nga afër kushtet e vështira.

Do bëjmë të pamundur që ta bëjmë shtëpinë të banueshme. Duam që edhe ju të keni një shtëpi me orendi që të jetoni sa më qetë”, i tha familjarëve Elvisi duke shtuar se do t’i gjendet pranë familjes me ushqime dhe veshje.

Brenda një kohë të shkurtër gjithçka ndryshoi. Banesa u transformua me themel. Erdhën mobiliet e reja, krevatet e rinj për Esmeraldën dhe vëllain e saj të vogël. Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri së bashku me fëmijët e tyre kanë pritur familjen Qosja. Gjatë kësaj kohe në të cilën emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” kishte marrë në dorëzim shtëpinë, familja ishte vendosur tek të afërmit. Ata kanë jetuar shumë vite në varfër ekstreme dhe nuk dinë çfarë i pret.

Është Merushja ajo që sapo shikon shtëpinë e transformuar emocionohet bashkë me fëmijët e saj. Dhomat e akullta, me mobilie dhjetëra vjeçare të vjetra, dritaret me kompensata ishin zhdukur duke i lënë vendin një shtëpie të mobiluar me kujdes dhe shije.

Banesa e re është e ngrohtë dhe plot dritë. Është shtëpia kaq shumë e ëndërruar nga fëmijët kur dridheshin nga i ftohti për dy vjet radhazi pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Dëshira e vajzës, Esmeraldës kur e intervistuam gjatë kohës që po bënte detyrat e matematikës nën dritën e mekur të qiririt ishte të kishte një kompjuter. Një ëndërr që u bë realitet për të. Ishte e vështirë që Merushja me vajzat të mbanin lotët pasi kjo u dukej e pabesueshme.

Faleminderit për gjithçka tashmë edhe fëmijët e mi kanë një shtëpi për të jetuar”, i tha ajo Elvis Naçit. Gëzimi tek fëmijët është i papërshkrueshëm teksa lodrojnë me njëri-tjetrin në dhomën e tyre te re.

Burimi / http://www.balkanweb.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=822&v=DynJbpdhQlk

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com