FB

June 20, 2022 | 7:45

Si burokracia dhe protokollet po na e marrin njerëzoren

Mario Furlan është trajner jete dhe motivues për rritjen personale. Në qëndrimet e tij ai prek tema të veçanta që prekin shoqërinë, duke i dhënë një shpjegim dhe ndihmë orientuese njerëzve për t’i mbrojtur nga rreziqet dhe të papriturat që mund t’u ndodhin. Pandemia ishte një “leksion” i ri pas të cilit lindën një varg mësimesh të tjera, me të cilat ende nuk jemi ambientuar. Në përshtatshmëri me të njëjtën situatë që kaloi dhe po kaloi vendi ynë, një lexim i këtij artikulli do t’ju ndihmojë të kuptoni më shumë përmej asaj që na tregoi kovid.

Çfarë synon burokracia?

Se çdo gjë ndjek një proces të gjatë të paracaktuar me vula, firmosje, procedurat, kalime, dhe me mijëra autorizime të pashmangshme. Të cilat, të gjitha të bëjnë të humbasësh kohë. Dhe gjithashtu, dëshirën për të vazhduar. Në një botë që ecën gjithnjë e më shpejt, burokracia mbytëse ngadalëson, pengon dhe ndonjëherë shkatërron edhe projektet më të bukura.

Burokrati, ne e dimë, nuk është aspak i interesuar për rezultatin. Dhe nuk është faji i tij: kështu i duhet të sillet. Mjafton të verifikojë që procesi i gjatë dhe rraskapitës i verifikimit të ndiqet hap pas hapi.

 

Preferohet dokumentacioni mbi qëllimin

Kjo mënyrë ecurie, e cila favorizon shkresat në vend të qëllimit, është përhapur në sektorë të ndryshëm. Përfshirë ato mjekësore. Sot, përballë një të sëmuri, shumë mjekë kanë një refleks automatik: duhet të ndiqet protokolli i parashikuar për atë sëmundje germë për germë. E kemi parë në rastin e Covid-it, vazhdojmë ta shohim në raste të tjera të panumërta. Nëse pacienti më pas vdes, nuk ka rëndësi: askush nuk do të mund të fajësojë për asgjë mjekun, i cili ka ndjekur me zell dhe skrupulozitet atë që i është imponuar nga lart.

Siç kuptohet mirë, ndjekja e protokollit shërben në mënyrë skllavërore për të çliruar mjekun nga çdo përgjegjësi, dhe për të mos shkuar në gjykatë. E cila, në një shoqëri ku rrezikon një ankesë në çdo hap, nuk është një çështje e parëndësishme. Por pasoja është që marrëdhënia njerëzore mes mjekut dhe pacientit zhduket: ky i fundit reduktohet në një numër, për t’u trajtuar si të gjithë numrat e tjerë. Pa i kushtuar vëmendje nevojave të tij dhe faktit që ajo që funksionon me njërin mund të mos funksionojë fare me tjetrin. Sepse nuk jemi të gjithë njësoj. Dhe prandaj, sigurisht, nuk mund të ketë një protokoll identik për të gjithë.

 

Nëse luan në mbrojtje, nuk do të shënosh kurrë

Fatkeqësisht, të luash gjithçka në mbrojtje të pengon të shënosh golin. Ne nuk fokusohemi te shërimi, por në shmangien e telasheve. Arritja e një qëllimi nuk llogaritet, por qëllimi i vetëm është të mos rrezikosh shumë, kush e di, me pasoja të rënda gjyqësore. Dhe ky mentalitet, i cili minon bashkëpunimin mes qenieve njerëzore dhe zgjatjen e duarve, është përhapur në çdo fushë të shoqërisë sonë: administratori publik ka frikë të nënshkruajë letra, sepse mund të shkelë pa dashje ndonjë kod; Punonjësi preferon të refuzojë lejen, sepse ai mund, kush e di, të përfundojë në telashe për shkak të mungesës së kontrollit ose për shkak të kapërcimit të një prej hapave të shumtë të kërkuar.

Gjithçka nga e cila duhet të keni kujdes është një gjë dhe vetëm një: të mbroni veten tuaj.

 

*Mario Furlan është profesor universitar i Motivimit dhe Rritjes Personale në Universitetin Ludes në Lugano, Itali, dhe i Komunikimit Efektiv, Udhëheqjes dhe Menaxhimit në Universitetin Fortunato të Beneventos. Ai ka shkruar disa libra bestseller, duke përfshirë “Zgjoje kampionin brenda vetes!” dhe “Ti mundesh!” Ai njihet gjithashtu si krijuesi i Wilding, vetëmbrojtjes instinktive dhe engjëjve të qytetit. www.mariofurlan.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top