FB

September 1, 2021 | 8:15

Si ndikojnë çrregullimet mendore të prindërve tek fëmijët?

 

Një përqindje e madhe e fëmijëve prindërit e të cilëve kanë çrregullime të tilla si depresioni dhe çrregullimet e ankthit janë në rrezik të shtuar për të zhvilluar probleme të ndryshme gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës siç janë sjelljet devijuese, vështirësitë ndërpersonale dhe problemet e lidhjes.

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Nënat me depresion karakterizohen nga disponimi negativ emocional, sjellja kritike, qëndrimi refuzues, ndjeshmëria e zvogëluar ndaj nevojave të fëmijëve dhe teknikat e papërshtatshme të disiplinës. Sipas hulumtimeve, depresioni i nënës është një faktor që fillon të ndikojë tek fëmija që në vitin e parë të jetës dhe arrin kulmin në problemet e sjelljes në adoleshencë që do të jenë të vështira për t’u kontrolluar.

Sjellja divergjente e prindërve kur kombinohet me depresionin është një pengesë për të rritur aftësitë emocionale dhe aftësitë kontrolluese të fëmijëve në zgjidhjen e problemeve. Në shumicën e rasteve, fëmijët do të përjetojnë funksionim joadekuat shoqëror dhe, më rrallë, depresion.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se agorafobia dhe sjellja shmangëse e prindërve ndikojnë ndjeshëm tek fëmijët për shkak të imitimit të sjelljeve me standarde shumë të forta.

Nënat që kanë çrregullime në të ngrënë shfaqin ndjenja të papërshtatshme dhe negative ndaj fëmijës duke rezultuar në konflikte të forta dhe ndonjëherë shfaqje të çrregullimeve psikiatrike.

Së fundi, përdorimi i substancave dhe alkoolit nga prindërit është një faktor rëndues shtesë në marrëdhëniet me fëmijët. Ky prind është i papërshtatshëm për fëmijët e tij sepse ai është një personalitet kaotik i cili shpesh bashkëjeton me një çrregullim psikiatrik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top