FB

September 1, 2021 | 8:10

5 ushqimet që ju ndihmojnë të ktheheni në formë pas pushimeve

Ushqimi është një nga kënaqësitë e jetës dhe ka shumë njerëz që përfitojnë nga pushimet për të shijuar gatimet dhe produktet e shijshme. Tronditja ndodh kur kthehesh në shtëpi dhe shkel mbi peshore. Çfarë mund të bësh? Këtu do të gjeni ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të riktheheni në formë.

Fistikët: Janë ushqimi i përsosur për ata që janë të vetëdijshëm për peshën, sepse janë të pasura me proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme. Mos u mashtroni me etiketën “yndyrë”, pasi ata përmbajnë yndyrë të pangopur, e cila është e shëndetshme për trurin dhe zemrën.

Kërpudha: Shija dhe struktura e mishit i bëjnë ato një zëvendësues ideal të mishit. Gjithashtu ato përmbajnë shumë pak kalori, sepse janë të ngarkuara me ujë. Sigurisht përpiquni t’i shmangni ato të shoqëruara me makarona, por mund t’i preferoni si një pjatë të dytë, ndoshta të shoqëruar me vezë ose bishtajore.

Kos. Një nga studimet më mbresëlënëse mbi ushqimin dhe humbjen e peshës, kryer nga Darius Mozzafarian i Harvardit dhe botuar në New England Journal of Medicine, zbuloi se kosi ndihmon në parandalimin e akumulimit të yndyrës gjatë jetës. Kjo duket se është falë probiotikëve.

Krunde tërshëre. Krundet e tërshërës janë një element kyç në dietën Dukan të ndjekur nga Kate Middleton, Jennifer Lopez dhe shumë të famshëm të tjerë. Një ushqim kryesor i kësaj diete janë krundet e tërshërës të cilat mund t’i konsumoni me kos. Tërshëra është shumë e pasur me fibra, kështu që ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë, përveç kësaj, thith edhe yndyrën, prandaj rekomandohet nga mjekët për uljen e kolesterolit.

Vaj ulliri. Acidi oleik i pranishëm në vajin e ullirit shndërrohet në zorrën e vogël në një përbërës të quajtur OEA (emri i plotë oleoylethanolamide) i cili shuan urinë dhe shtyp oreksin duke dërguar sinjale në tru se jeni të ngopur.

 

 

Burimi / https://www.donnad.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top