FB

March 26, 2024 | 7:05

Si ndikon pranvera në shëndetin mendor?

Pranvera sjell një nxitje shumë të nevojshme të energjisë dhe optimizmit për shumë prej nesh, e megjithatë për ata që vuajnë nga depresioni mund të ketë mjaft efekt të kundërt.

1

Hulumtime të shumta janë kryer nga psikiatri John Sharp, për efektet që ndryshimi i stinëve ka  mbi shëndetin mendor dhe mirëqënien emocionale. Faktorët fizik, psikologjik dhe social-kulturorë kanë një ndikim në mënyrën se si ne ndjehemi.

Sipas Dr. Sharp me ardhjen e pranverës hyjnë në lojë si drita dhe temperatura. Nivelet e serotoninës dhe dopaminës në trup mund të rriten gjatë orëve të qëndrimit në diell,

Sfera e dytë përfshin ngjarje kulturore, që mund të përfshijnë pushimet verore apo festivale, ngjarje të tilla mund t’ju japin njerëzve një pikëpamje pozitive.

Por Dr. Sharp thekson, se për ata që vuajnë nga depresioni, pranvera mund të ketë efekt të kundërt.

“Pranvera është një kohë për fillime të reja dhe jetë të re, por ballafaqimi mes një bote që i ka humbur ngjyrat dhe zbrazja e brendshme është shumë e vështirë për t’u përballuar nga njerëzit me depresion”, thekson ai.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top